Main »
|
Block title
Block title
Kategoria
| Opoja Lajmë [28] |
| Lajme [19] |
| Sport [22] |
| Ekonomi [15] |
| Teknologji [18] |
| Shkencë [18] |
| Kulturë [20] |
| Shëndetësi [22] |
| Kuzhinë [20] |
meditime

Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
![]() | Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. |
![]() | Elementet e demokracisë në islam. |
![]() | Osmanet. |
![]() | |
![]() | Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë
Shkrirja e strukturave paralele të financuara nga Serbia në
Komunën e Dragashit do të jetë më e lehtë sesa në pjesën tjetër të
Kosovës, ka vlerësuar kryetari i kësaj komuna, Salim Januzi. Ai ka
shpjeguar se shkollat që funksionojnë sipas sistemit paralel edhe deri
tash janë mirëmbajtur në aspektin e mbështetjes logjistike nga ana e
institucioneve të Kosovës.
Dragash, 24 gusht 2013
– Kryetari aktual i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, sot është
nominuar edhe zyrtarisht si kandidat i PDK-së për këtë post, në
zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen më 3 nëntor. Kjo u bë
solemnisht në Dragash, nga kreu i PDK-së dhe kryeministri i vendit,
Hashim Thaçi, i cili shoqërohej edhe nga zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi,
si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe shefi i Grupit
parlamentar të PDK-së, në Kuvendin e Kosovës, Adem Grabovci.
Dragash, 19 gusht 2013
- Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, i shoqëruar edhe nga stafi i
tij dhe nga deputeti në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani, të hënën
përuroi rrugën, Kosavë - Pllajnik, fshat ky me lartësinë më të madhe
bregdetare në trevën e Opojës së Dragashit. Në ceremoninë e inaugurimit
mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, i
shoqëruar nga zyrtarë të tjerë komunalë. Ceremonia e
inaugurimit u organizua nga vetë kryesia e fshatit, duke i gostitur
mysafirët me ushqime tradicionale, siç është flia dhe dashi i pjekur në
hell. Për gjithë këtë gosti, vetë përfaqësuesit e fshatit thanë se është
e paktë, krahasuar me punën që është bërë për këtë f
Dragash, 15 gusht 2013
Dragash, 09 gusht 2013 – Ditën
e parë të Fitër Bajramit, shefi i Zyrës për Kosovën, pranë qeverisë
serbe, Aleksandar Vulin, qëndroi në trevën e Gorës së Dragashit, ku
vizitoi strukturat paralele të Serbisë, të cilat ende veprojnë në
komunën ku nuk jeton asnjë serb.
Dragash, 19 korrik 2013
- Krahina e Opojës, njëra nga dy trevat që e përbëjnë komunën e
Dragashit, ka 18 fshatra dhe qytezën e Dragashit, të paktën pjesën më të
madhe të kësaj qyteze, e cila shtrihet në vijën administrative mes
trevës së Opojës dhe asaj të Gorës. Por, disa zyrtarë të lartë të
Vetëvendosjes, duket se shumë pakë e njohin këtë anë. Hiç më mirë nuk e
njeh, as Shpend Ahmeti, nënkryetar i Lëvizjes "Vetëvendosje”. Këtë e
vërtetoi vet Ahmeti, në një shfaqje televizive, ku e cilësoi Opojën, si
fshat, madje fshat hasjan!
Dragash, 18 korrik 2013
- Pas shumë kërkesave të qytetarëve, si dhe nevojës së domosdoshme,
qyteza e Dragashit do të ketë ndriçim adekuat publik. Këtë e ka premtuar
kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, i cili ka paralajmëruar se brenda
javës së ardhshme do të lëshohen në funksion poçet efiçiente (LED), të
cilat po montohen nëpër të gjitha shtyllat elektrike, ku aktualisht janë
të instaluara poçet fluoreshente. Këto të fundit, asnjëherë nuk kanë
funksionuar si duhet dhe shpesh kanë qenë temë e debateve mes qytetarëve
dhe qeverive lokale, por edhe mes këshilltarëve komunalë dhe qeverive
lokale.














