Main » 2013 Gusht 19 » Përurohet rruga, Kosavë - Pllajnik (Kronika)
21:28 Përurohet rruga, Kosavë - Pllajnik (Kronika) | |
Dragash, 19 gusht 2013
- Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, i shoqëruar edhe nga stafi i
tij dhe nga deputeti në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani, të hënën
përuroi rrugën, Kosavë - Pllajnik, fshat ky me lartësinë më të madhe
bregdetare në trevën e Opojës së Dragashit. Në ceremoninë e inaugurimit
mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, i
shoqëruar nga zyrtarë të tjerë komunalë. Ceremonia e
inaugurimit u organizua nga vetë kryesia e fshatit, duke i gostitur
mysafirët me ushqime tradicionale, siç është flia dhe dashi i pjekur në
hell. Për gjithë këtë gosti, vetë përfaqësuesit e fshatit thanë se është
e paktë, krahasuar me punën që është bërë për këtë fshat malor, i cili
tashmë ka një rrugë të kualiteti të lartë dhe me standardet e kohës.
Ministri Mujota tha se ky investim është bërë, për ta penguar
shpërnguljen e banorëve të këtij fshati, duke iu mundësuar atyre lëvizje
komode drejt qendrës komunale dhe fshatrave që gravitojnë në rrafshin e
Opojës. "Me rregullimin e infrastrukturës rrugore, shtohen mundësitë e
zhvillimit ekonomik, turizmit rural, si dhe mundësohet lëvizja komode e
qytetarëve”, tha mes tjerash Mujota. Ndërkaq, i pari i Komunës së
Dragashit, Salim Jenuzi, tha se ndihet mirë që përfundoi asfaltimi i
rrugës së fundit në fshatrat e Opojës, trevë kjo që numëron gjithsejtë
19 fshatra, të cilat lidhen me botën përmes rrugëve të asfaltuara,
ndërkohë që në brendinë e tyre, pothuajse janë kubëzuar
të gjitha rrugët e lagjeve. "Unë si kryetar komune, mund lirshëm të
konstatoj se komuna e Dragashit, në çdo moment po ndryshon, duke ecur
drejt së ardhmes së ndritur”, tha mes tjerash
Jenuzi.
Rruga, me gjatësi rreth 4 kilometra, i kushtoi Ministrisë së Infrastrukturës rreth gjysmë milioni euro, shumë kjo në të cilën Komuna mori pjesë me 60 mijë euro.
• Kronika në YouTube! | |
|
| |
| Total comments: 0 | |
Block title
Block title
Kategoria
| Opoja Lajmë [28] |
| Lajme [19] |
| Sport [22] |
| Ekonomi [15] |
| Teknologji [18] |
| Shkencë [18] |
| Kulturë [20] |
| Shëndetësi [22] |
| Kuzhinë [20] |
meditime

Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
![]() | Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. |
![]() | Elementet e demokracisë në islam. |
![]() | Osmanet. |
![]() | |
![]() | Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë