Blaç
Sipërfaqja : 9.680 m².
Lartësia mbidetare : 9999 m.
Pozita Gjeografike: 15 km në veri-lindje të Dragashit (Sharri).
Shtrihet në jug-perëndim të Zaplluxhës, po ashtu rrezë Malit Sharr, në vendtakimin fushoro-malor.
Fiset : Isufaj, Axhaj, Maçektë, Zukaj,Dehart ,Kakaraj (Mahalla e Epërme) ; Koçinaj, Halitaj, Gegicajt, Shurdhajt (Mahalla e Poshtme) ; Belaj, Husaj, Halimaj (Mahalla Prifte).
Mahalla e Epërme shtrihet në rrafshin fluvioglacial, ndërmjet Pronit të Gurës dhe Pronit të Kakarajeve, të cilat në fund të mëhallës bashkohen dhe formojnë një degë që derdhet në Lumin e Opojës. Për nga numri i shtëpive dhe të banorëve është mëhalla më e madhe e Blaçit.
Mahalla Prifte dhe Mëhalla e Poshtme shtrihen përgjat Lumit të Opojës, në terracat fluviale të tij.
Popullësia :
Viti | Shtëpi | Banorë |
---|---|---|
1865 | 75 | |
1879 | 70 | |
1913 | 42 | |
1918 | 43 | 187 |
1921 | 54 | 360 |
1928 | 52 | 395 |
1948 | 68 | 474 |
1953 | 67 | 503 |
1961 | 71 | 594 |
1971 | 93 | 797 (1 banor ishte deklaruar turk) |
1981 | 100 | 1122 |
1991 | 136 | 1447 |
Pasuria natyrore : Ka më shumë kullosa pyje dhe tokë fushore, ku sipërfaqet e kullosave janë 258 ha, pyejet 333 ha, arave 187 ha dhe të livadheve 157 ha.
Infrastruktura: Ka shkollën e plotë fillore "Ilmi Bahtijari", bibliotekën, ambulancën shëndetësore, xhaminë, disa dyqane tregtare dhe zejtare. Objektet më të vjetra të Blaçit janë xhamia e cila është shkarruar dhe në vend të saj është ndërtuar e reja, tyrbja pranë xhamisë dhe kroi i katudit, i cili është pranë rrugës Bresanë-Blaç-Zaplluxhe. Ky krua ka pllakën e mermerit, në të cilën shkruan "E ka ndërtuar Osman Aga, biri i Xheladinit në vitin 1304" (viti gregorian 1886). Teksti është i shkruar në arabisht kurse gjuha turqisht. Flitet se Osman Aga ka qenë oficer i lartë në kohën e sundimit osman, ku përveç çezmes në Blaç ka edhe disa objekte tjera në Prizren. Burimet e shkruara flasin se në mëhallën Priftaj të Blaçit deri vonë kanë ekzistuar mbeturinat e një kishe shqiptare të rrenuar, ku lokacioni i së cilës dihet edhe sot.
Toponimet : Rronzat, Livadhi Ngjomë, Ostrikat, Zinova (vendbanim i vjetër në Opojë), Mollëza, Kujëza, Maskujëza, Çurshiza, Linishta, Rrugëza, Botëza e kuqe, Livadhi i Bullit, Razojëza, Buzatica, Lugi i Vathit, Shpatlla e Vogël, Shpatlla e Madhe, Llaskari, Vërrishta, Plakrushti, Shtava, Likeni, Shullani, Livadhi mbi Mahallë, Livadhi i Sylës, Livadhi i Hupos, Livadhi i Shpatllos, Buxhaku, Mullaka e Danës, Gjollest, Megja Madhe, Bregu, Mushtekna, Rraha, Ogradet, Lama Ibishit, Pazhiku, Livadhi i Madh, Trrafqëza, Rrozhana, Kosharishta, Mashnëza, Breshnja, Gjybra Pashos, Rrihnat, Poniku, Brija, Kodra Polakut, Kiki, Gavra Gaqos, Guri, Guri Skenderit, Guri Dhelpnes, Guri Grihës, Guri Memos, Guri Kakaraje, Kroi Hysos, Trekrojnat, Kroi Firiqit, Gurra, Kroi me Rrasa, Kroi Shkupit, etj.