Main » Files » Nexhat Spahiu |
Islam I është fe e punës dhe e pendimit, nuk është përtaci dhe indiferencë
18 November 2013, 13:58 | |
Njeriu nuk e di se kur i vjen momenti i vdekjes, as edhe sa i ka mbetur nga jeta e tij. Kështu që gjen njerëz që neglizhojnë në pendim dhe punë të mira, duke thënë se nuk është tani koha e pendimit, le t’i shijojmë njëherë kënaqësitë e jetës dhe, kur të arrijmë në moshën e pleqërisë, atëherë të pendohemi. Pikërisht, ky mendim i tyre është ndjekje e rrugës së shejtanit të mallkuar dhe joshje e dynjasë kalimtare. Jeta e çdo njeriu është kalimtare, rinia nuk vazhdon përgjithmonë, pasurinë dhe gjërat e tjera nuk i merr me vete në varr. Nuk ka ndihmë që mund të të shpëtojë, përpos veprave dhe punëve të tua të mira, prandaj mos i mbyll sytë para argumenteve të Allahut (xh. sh.), mos u bëj i paedukuar ndaj urdhrave të Tij. Shiko në veten tënde: je rob i Allahut apo i djallit? Nëse je rob i Allahut, dije se Zoti merr përsipër gjërat e robit të vet, qofshin rroba, ushqim, pije, banim apo çdo gjë tjetër. Nëse dikush i bën padrejtësi, Zoti e mbron robin e vet. Ndodh që të jesh rob i Allahut, por krahas Tij adhuron edhe ndonjë "zot” tjetër. Allahu (xh. sh.), thotë: "A e ke parë ti atë që epshin e vet e ka marrë për zot?” (Furkan, 43) Ndalu dhe mendo vetëm për një çast. Pyete veten: deri kur kështu? Mëkatet e tua dhe mosndjekja e rrugës së drejtë! Mosbindja jote e përhershme ndaj Allahut! Ngecja jote në kryerjen e urdhrave të Allahut! Indiferenca jote ndaj ndalesave të Tij?! Ç’ do të thotë të jesh indiferent (mospërfillës); të mos bësh llogari me vetveten dhe të sillesh me mospërfillje ndaj gjërave?
Kjo e shpie njeriun Xhahsh ka thënë: "O i dërguari i Allahut! A do të shkatërrohemi kur në mesin tonë ka njerëz të mirë?! Tha: Po, kur të shtohet e keqja”. Shumë mëkate kryhen sot në emër të arteve, eti - kës, kulturës moderne, dhe mjeteve të informimit, si ato elektronike apo të shkruara, të cilat janë nën mbikëqyrjen e sekularistëve, për t’ua turbulluar besimtarëve besimin e tyre. Vëllezër e motra! Largohuni nga rruga e atyre që nuk besojnë, shmanguni të këqijave dhe hipni në anijen e shpëtimit, së bashku me besimtarët e tjerë, me ata që me trup dhe shpirt i janë përkushtuar rrugës së drejtë. Mos u bëni përtacë, mos i mbyllni sytë para të gjitha këtyre mirësive të Krijuesit të vetëm, zgjohuni nga gjumi se koha po kalon, vdekja çdo ditë po afrohet dhe mos e lini që përfundimi juaj të jetë zjarri i xhehenemit. Shejtani ka qenë shkaktar i nxjerrjes së Ademit dhe Havasë nga Xheneti. Ai ka qenë pranë Kabilit, kur ky e vrau vëllain e vet. Ka qenë pranë popullit të Nuhut (a. s.), kur u fundosën në ujë. Ishte me Adin, kur u shkatërrua nga era e tmerrshme. Ka qenë me popullin e Salihut (a. s.), ku u shkatërruan nga britma, me popullin e Lutit (a. s.), kur mbi të ranë gurë vdekjeprurës. Ka qenë pranë popullit të fara - onit, kur u shkatërrua me dënimin më të rëndë. Ka qenë edhe me ata që i luteshin viçit. Ai është me të gjithë ata që janë në rrugë të gabuar dhe me injorantët. E ti, o besimtar a besimtare, mos e lejo veten të komandohesh nga shejtani i mallkuar, por kthjellohu. Mos u bëj indiferent ndaj Krijuesit tënd, nëse do shpëtim për të dy botët. Pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë. Ndjejeni shijen e pendimit, përjetoni ëmbëlsinë e lotëve, shtrydheni zemrën dhe ndjejeni dhembjen që rrjedh loti mbi faqe, që me të t’i shuani zjarret e mëkateve që i keni bërë vetes. Vetmohu, pranoji gabimet, lute Zotin dhe thuaj: "O Allah! Unë jam i gabuar dhe kam bërë shumë pa - drejtësi, andaj pendohem dhe të lutem, më fal!” Lus Allahun të na mundësojë realizimin e çdo vepre të dashur për Të, të na përmirësojë jetën e kësaj bote dhe të botës tjetër, të na shpëtojë nga të këqijat e shpirtrave dhe veprave tona, të na largojë nga përngjasimi me jobesimtarët dhe hipokritët, se vërtet Allahu është shumë i mirë dhe shumë bujar. | |
Views: 663 | Downloads: 0 | |
Total comments: 0 | |
Block title
Block title
Kategoria
Rrystem Spahiu [1] |
Nexhat Ibrahimi [1] |
Zymer Ramadani [0] |
Ma. sci. Flamur Sofiu [1] |
Nexhat Spahiu [1] |
meditime
Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. | |
Elementet e demokracisë në islam. | |
Osmanet. | |
Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
OPOJA
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë