Bellobrad
Sipërfaqja : 4.360 m².
Lartësia mbidetare : 1000 m (vendbanimi më i ulët i Opojës).
Pozita Gjeografike : 8-9 km në veri-lindje të Dragashit (Sharri).
Shtrihet në terracën fluviale të Lumit të Opojës, i shtrirë kryesisht në anën e djathë të lumit, ku është i formës së zgjatur me shtrirje veri-lindje dhe jug-perëndim duke i ekspozuar lindjes.
Familjet : Beqajt, Qafleshët, Baxhakët dhe Sadikajt.
Popullësia :
Viti | Shtëpi | Banorë |
---|---|---|
1865 | 39 | |
1879 | 40 | |
1913 | 321 | |
1918 | 35 | 221 |
1921 | 40 | 232 |
1928 | 38 | 228 |
1948 | 54 | 415 |
1953 | 50 | 345 |
1961 | 45 | 385 |
1971 | 50 | 568 |
1981 | 95 | 808 |
1991 | 100 | 1043 |
Pasuria natyrore : Ka pak tokë pune, pyje dhe kullosa, sipërfaqja e të cilave është e zvogëluar me transformimin e një pjese në pronë shoqërore të ndërmarrjes shoqërore "Sharrprodhimi". Sipërfaqja e arave është 160 ha, livadhet 394 ha, kullosat 934 ha dhe pyje 121 ha.
Infrastruktura : Ka shkollën fillore "Sezai Surrroi", shtëpinë e kulturës, bibliotekën, ambulancën shëndetësore, xhaminë, disa dyqane tregtare dhe zejtare, sharrën dhe dy mullinj.
Toponimet : Arat e Bardha, Arat e Katundit, Kopsht, Linishtë, Ura e Beqës, Verrit, Kroi i Madh, Koliba e Tosunit, Kroi i Mihonës, Kroi i Magjupit, Lugi i Madh, Fushat, Shevarot, Shinkeqos, Rakita, Shkozë, Stani i Rifës, Bota Kuqe, Gropa e Madhe, Gropa e Vogël, Rrahi, Shpati, Brinza, Milisja, Lisi Duc, Lisi Madh, Hikrrima, Sydireki, Mllaka, Brumllake, Vija e Shehit Vogël, Livadhet e Gata, Kodra e Shkrumës, Lugi i Pulës, Lugi i Gegës, Lugi i Kroit, Lugi i Love, Lugi i Musës, Lugi i Kulumrikës, Lugi i Torishtës, Lugi i Bremit, Lugi me Mone, Arat e Poshta, Arat e Reja, Vija e Pojës, Vija e Shullanit Kurtës, Vija Vereve, Gropa Hapot, Gropa Pisarit, Kodra e Dushkit, Kodra e Mullinit, Rrihna, Mollza, Qafza, Nershije, Rasadost, Gurishta, Stani, Zabeli, Kinza, Mejdani, Gostili (vendbanim i vejtër në Opojë), Shullani, Shkoza, Rrasa, Sirodi, Fusha Brrutit, Zasaja, Vllaçia, Shkrumza, Lomat e Qafleshit, etj.