Main » Files » Nexhat Ibrahimi |
Osmanet - Nexhat Ibrahimi
18 November 2013, 13:20 | |
kdjs Nexhat Ibrahimi Jeta ka dashur që autorin ta njoh nga distanca, fillimisht nga miqtë e përbashkët e më pastaj nga veprat e tij të përkthyera në gjuhën shqipe. Edhe pse nuk jam i thirrur të flas për të, sepse ka më të thirrur sesa unë, megjithatë në këtë rast do t’i shtroj përshtypjet e mia modeste para auditorit të respektuar që kam para vetes. Osman Nuri Topbashi (Stamboll 1942) është njëri prej teologëve dhe intelektualëve me dhunti të rrallë. Ai shkruan lehtë, qartë dhe thjeshtë. Stili i tij është i kap - shëm, mahnitës dhe, do ta quaja, magjik. Ai trajton tema të vështira me një gjuhë të shkoqitur e të kuptueshme për të gjitha shtresat. Duke lexuar veprat e tij, tek ai zbuloj një natyrë kreative, zbuloj se vepra e tij reflekton qetësi të brendshme, urti, mirëkuptim ndërmjet njeriut dhe botës që e rrethon, por i cili me po aq guxim flet për fenome - net dhe dukuritë që shumë autorë të tjerë i heshtin. Ai nuk nxiton drejt zhurmës dhe qëndron larg pangopësisë për të qenë në qendër të vëmendjes, ndërsa në dëm të oponentëve, nëse do të mund t’i quaja kështu rivalët e tij ideorë... ii . Vepra " o smanët, me persona L itetet dhe institucionet e tyre monumenta L e” Libri që po trajtojmë, është botuar në gjuhën turke në vitin 1999, kurse në gjuhën shqipe në vitin 2009. Për fat të keq, u desh të kalojnë 3-4 vite për ta shqyrtuar, që paraqet një lëshim për të gjithë ne. Përse e them këtë? Për arsye se leximi i veprës sjell reflekse që përballen, fërkohen dhe ndeshen me probleme si nga e kaluara, ashtu dhe nga e tashmja dhe e ardhmja. Vepra paraqet një temë, që në pikëpamjen fetare, mo - rale, por edhe politike, ekonomike dhe kulturore ndërli - dhet drejtpërdrejt edhe me hapësirën tonë, por edhe me njerëzit tanë, si sundues apo të sunduar. Vepra paraqet një tërësi homogjene, ndarë në dy pjesë: e para paraqet pjesën politike, ushtarake dhe ekonomike dhe e dyta pa - raqet pjesën fetare, shpirtërore, morale dhe kulturore. iii . d isa përsiatje rreth përmbajtjes së V eprës " o smanët” Autori, edhe pse jo historian, në mënyrë brilante, shti - gjeve të Mukaddimes së Ibn Haldunit, e fillon veprën e tij duke e përkufizuar historinë: "Popujt dhe kombet i japin vazhdimësi vitalitetit të tyre në skenën e historisë, në sajë të elementeve të vetëdijshmërisë besimore-fetare, gjuhësore dhe historike” , (fq. 7) për të vazhduar më tutje: "Historia është një pishtar, i cili, me anë të evidentimit dhe analizës së shkaqeve dhe rezultateve të përjetuara nga njerëzimi në kornizën e këtyre dy elementeve, u ndriçon popujve dhe kombeve rrugët e tyre vetjake.” (fq. 7) Historianët dhe historiografinë, pa tre elementet bazë (1. vetëdijshmëria besimore-fetare, 2. gjuhësore dhe 3. histo - rike) , autori, i quan të ndikuar nga autorë armiq të Islamit dhe të Turqisë dhe me koncepte të shtrembëruara, që nuk do ta shpjegojnë saktë të kaluarën, as që do të orientohen drejt së ardhmes. (fq. 8) Me pjekuri të pashembullt autori pohon se "për sa kohë që një komb njeh historinë e vërtetë dhe udhëzuesit materialë-shpirtërorë të tij, si dhe i vlerëson ata siç duhet, tregon se është një komb i madh e i përparuar.” Duke marrë parasysh se kjo është një sëmundje që ka përfshirë shumë popuj, jo vetëm Turqinë, por edhe ne shqiptarët, kërkesa për rishkrimin e historisë, është imediate në të gjitha pi - këpamjet: intelektuale, shkencore, politike, ekzistenciale. Këtë e thotë bukur Efendi Topbash: "Kurrë s’ka qenë e sigurt e ardhmja e atyre që nuk mbështeten në të kaluarën” , për - katësisht "Rrënjët duhet të na zgjaten kah e kaluara, kurse degët, kah e ardhmja!” (fq. 9) Osman Nuri Topbash, me sens prej historiani e analisti moralo-shpirtëror, përjetoi një ngjitje të përshpejtuar drejt Absolutes, që kemi vë - rejtur nga disa shkëputje të - - net e tyre monumentale ”, e dhe mëshirën e Allahut të madhëruar. | |
Views: 891 | Downloads: 0 | |
Total comments: 0 | |
Block title
Block title
Kategoria
Rrystem Spahiu [1] |
Nexhat Ibrahimi [1] |
Zymer Ramadani [0] |
Ma. sci. Flamur Sofiu [1] |
Nexhat Spahiu [1] |
meditime
Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. | |
Elementet e demokracisë në islam. | |
Osmanet. | |
Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
OPOJA
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë