Pllajnik
Fshat i bukur malor që mbi fshatrat opojare qëndron krenar.Fshat me bukuri malore e me ujëra të kulluar gurrore.Vet emri pllaj-dhe prapashtesa nik të lë të kuptosh se ky katund ishte dhe është pllajë-rrafshtinë e gjatë malore.Ky fshat daton që në kohërat e lashta gjë për të cilën ka shumë fakte të cilat datojnë që para perandorisë Osmane.Si kisha (vendi i kishës) pastaj edhe vet emri i cili po të deshifrohet Pllaj-Nikë don të thotë pllaja(rrafshtina-fusha) e Nikës.Karakteristikë është pozita gjeografike mbi të gjitha fsharat e Opojës dhe terreni malor tepër i bukur dhe jo shumë i thepisur.Ndër vite për shkak të largësisë me fshatarat e tjera ky fshat ka qenë i veçuar por tani kohët e fundit eshtë ndertuar rruga e re shumë më e shkurtër si dhe është shtruar me kubëza edhe rruga e fshatit gjë e cila e ka bërë shumë më të lehtë integrimin dhe komunikimin e banorëve të Pllajnikit me fshatrat e tejra.