Main » 2013 » Gusht » 29 » Strukturat e Serbisë në Dragash shuhen lehtë
14:30
Strukturat e Serbisë në Dragash shuhen lehtë
Shkrirja e strukturave paralele të financuara nga Serbia në Komunën e Dragashit do të jetë më e lehtë sesa në pjesën tjetër të Kosovës, ka vlerësuar kryetari i kësaj komuna, Salim Januzi. Ai ka shpjeguar se shkollat që funksionojnë sipas sistemit paralel edhe deri tash janë mirëmbajtur në aspektin e mbështetjes logjistike nga ana e institucioneve të Kosovës.

"Vetëm pagat ata arsimtarë i marrin nga Serbia. Mbështetjen e deritashme e kemi bërë vetëm për hir të atyre fëmijëve të komunitetit goran, prindërit e të cilëve kanë vendosur t’i dërgojnë në sistemin arsimor të mbështetur nga Serbia”, ka thënë Januzi për Telegrafin.

Ai ka shpjeguar se vetëm 30 për qind e banorëve goranë janë të përfshirë në sistemin arsimor të Serbisë, ndërsa për çdo vit ata kthehen në sistemin arsimor të Kosovës. "Bile këtë vit ka pasur fëmijë goranë që kanë ardhur drejtpërdrejt të mësojnë gjuhën shqipe, e jo as serbisht ose boshnjakisht”, ka thënë Januzi.

Kryetari Januzi ka thënë se ende nuk kanë pasur kontakte me dikë prej Qeverisë së Kosovës për çështjen e integrimit të strukturave paralele. "Kjo varet prej Qeverisë, qysh e tek e mendojnë ta bëjnë këtë”, ka deklaruar ai.

Januzi ka deklaruar se nuk kanë informacione për mundësinë e krijimit të komunave të reja në territorin e kësaj komune. Më herët ka pasur zëra nga drejtues të komunitetit boshnjak të Kosovës që kanë kërkuar krijimin e një komune të veçantë që do të kishte qendër qytezën e Sharrit.

"Për komuna të reja nuk dimë, por ka mundësi që të formohen. Këto varen nga Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi. Por, nuk ka mundësi që në qytetin e Dragashit të formohen dy komuna. Ai ka qenë projekt që pati provuar ta formojë Serbia”, ka thënë Januzi. (A. Fazliu) /Telegrafi/
Category: Opoja Lajmë | Views: 339 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: