|
| Opoja Lajmë [28] |
| Lajme [19] |
| Sport [22] |
| Ekonomi [15] |
| Teknologji [18] |
| Shkencë [18] |
| Kulturë [20] |
| Shëndetësi [22] |
| Kuzhinë [20] |

Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
![]() | Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. |
![]() | Elementet e demokracisë në islam. |
![]() | Osmanet. |
![]() | |
![]() | Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Shkrirja e strukturave paralele të financuara nga Serbia në
Komunën e Dragashit do të jetë më e lehtë sesa në pjesën tjetër të
Kosovës, ka vlerësuar kryetari i kësaj komuna, Salim Januzi. Ai ka
shpjeguar se shkollat që funksionojnë sipas sistemit paralel edhe deri
tash janë mirëmbajtur në aspektin e mbështetjes logjistike nga ana e
institucioneve të Kosovës.
Dragash, 24 gusht 2013
– Kryetari aktual i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, sot është
nominuar edhe zyrtarisht si kandidat i PDK-së për këtë post, në
zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen më 3 nëntor. Kjo u bë
solemnisht në Dragash, nga kreu i PDK-së dhe kryeministri i vendit,
Hashim Thaçi, i cili shoqërohej edhe nga zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi,
si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe shefi i Grupit
parlamentar të PDK-së, në Kuvendin e Kosovës, Adem Grabovci.
Ministria e Arsimit njoftoi se mësimi për nivelin parauniversitar do
të fillojë më 2 shtator në të gjitha shkollat e vendit. Ndërkaq provimi
shtetëror i matures do të mbahet më 31 gusht dhe 7 shtator.
Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, e ka fituar medaljen e
artë në Kampionatin botëror të xhudos që po zhvillohet në Rio de
Zhaniero, në kategorinë deri 52 kg.
Si
efekt dytësor i zvogëlimit të numrit të bagëtive në vend, po paraqitet
mungesa e plehut të stallës, gjë që po detyron fermerët që të përdorin
më shumë plehun artificial. Derisa vetë fermerët tregojnë se rendimentet
me pleh stalle ishin më të larta, ekspertët tregojnë edhe për anën e
dëmshme të tij për tokën bujqësore siç është rritja e aciditetit që
ndikon në uljen e rendimentit. Ata u bëjnë thirrje fermerëve që plehun
artificial ta përdorin në masë të duhur.
Përveq Iphone të tipit 5S Apple ka përgatitur për treg edhe Iphone-in
5C i cili do të ketë çmim më të volitshëm. Me këtë akt Apple don që mos
t'i humbë klientët e vet. Thuhet se shkronja C qëndron për Colour. Pasi
që u dedikohet përdorueseve të moshave të reja ai do të ofrohet në
ngjyra të ndryshme. Korniza do të jetë e plastikës që do të thotë kosto
më e ulët e prodhimit, display 3,5 inch, procesori i tipit A5 dhe kamera
do të ketë 5 Megapixel. Pasi që Iphone 5S në Apple store kushton 679 €,pritet që ky do ta ketë çmimin rreth 400 €.
Makina që punon me energji diellore, projekt i realizuar nga një grup
studentësh të Universitetit Teknik të Stambollit ka përshkuar me sukses
rrugën Stamboll-Ankara 450 km të gjatë duke harxhuar vetëm 2 lira
turke.
Arkeologët shqiptarë sapo kanë bërë një zbulim me rëndësi në detin
Adriatik. Ata kanë gjetur në kepin e palit dhe në zonën përballë
Durrësit amfora dhe ngarkesat e një anijeje tregtare të shekullit II dhe
I para erës së re, të cilat japin dëshmi të rralla të lidhjeve
ekonomike që kishte bregdeti adriatiko-jonian me atë spanjoll dhe
afrikan. Instituti i arkeologjisë po identifikon shkencërisht tani
objektet e gjetura pa ndihmën e kolegëve të huaj.












