14:11 Zbulime arkeologjike nën detin shqiptar | |
Ky është zbulimi i parë i këtij lloji në detet shqiptare ndërsa është i 18 në botë. Sipas specialistëve, gjetjet e fundit në Durrës hedhin dritë mbi një rrugë të re tregtare në dete. Teoria e parë mbi lëvizjet e anijeve është drejtimi perëndim - lindje; nga bregdeti italian drejt atij ilir, rruga e dytë është lëvizja e anijeve veri - jug; nga bregdeti kroat drejt atij ilir apo italian. Profesor Adrian Anastasi, drejtues i arkeologjisë nënujore shqiptare, thotë se zbulimet e fundit po forcojnë idenë e një trajektoreje të re - nga jugu në veri, bazuar nga pozicioni i mbytjes së anijes dhe nga tipi i amforave të gjetura. Specialistët pohojnë se dendësia e lartë e zbulimeve arkeologjike në detet shqiptare hedhin poshtë si të pavërteta hamendjet e zmadhuara për një pirateri të fortë ilire, përkundrazi, transporti dhe tregtia është shumë e zhvilluar dhe e pashqetësuar nga sulmet detare në asnjë nga rrugët detare të kryqëzuara nga çfarëdo drejtimi. Lloji i spirancave të gjetura në Duurës është gjithashtu një tregues bindës për këtë zhvillim të gjerë tregtie. Arkeologët shqiptarë vazhdojnë kërkime sistematike dhe intensive me nismat e veta dhe me ndihmën e kolegëve nga Italia. Zbulimet e tyre kanë befasuar qarqet shkencore ndërkombëtare. Arkeologjia shqiptare i ka të gjitha kapacitetet njerëzore për të vazhduar më tej kërkimet shkencore, por natyrisht i nevojitet një mbështetje teknike më e madhe për të ndricuar fakte të panumërta historike që gjenden nën tokën dhe nën detet e Shqipërisë | |
|
| |
| Total comments: 0 | |
| Opoja Lajmë [28] |
| Lajme [19] |
| Sport [22] |
| Ekonomi [15] |
| Teknologji [18] |
| Shkencë [18] |
| Kulturë [20] |
| Shëndetësi [22] |
| Kuzhinë [20] |

Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
![]() | Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. |
![]() | Elementet e demokracisë në islam. |
![]() | Osmanet. |
![]() | |
![]() | Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Arkeologët shqiptarë sapo kanë bërë një zbulim me rëndësi në detin
Adriatik. Ata kanë gjetur në kepin e palit dhe në zonën përballë
Durrësit amfora dhe ngarkesat e një anijeje tregtare të shekullit II dhe
I para erës së re, të cilat japin dëshmi të rralla të lidhjeve
ekonomike që kishte bregdeti adriatiko-jonian me atë spanjoll dhe
afrikan. Instituti i arkeologjisë po identifikon shkencërisht tani
objektet e gjetura pa ndihmën e kolegëve të huaj.












