Main » 2013 Gusht 29 » Salim Jenuzi, zyrtarisht kandidat i PDK-së!
14:26 Salim Jenuzi, zyrtarisht kandidat i PDK-së! | |
![]() Kryeministri Thaçi, nominimin e Jenuzit e mbështeti në punën e tij që ka bërë, në gjashtë vitet e fundit, si kryetar i kësaj Komune, duke e vlerësuar maksimalisht qeverisjen e tij, për të cilën tha se ka bërë më shumë punë, seç është bërë për gjysmëshekulli në këtë komunë të varfër. "Jenuzi, realisht ka punuar shumë në Dragash. Më shumë seç është punuar për 50 vjet në infrastrukturën e kësaj komune. Dhe, jo vetëm kaq. Jenuzi ka arritur që t’i bashkoj njerëzit e partisë, madje edhe ata të partive dhe etnive të tjera”, deklaroi Thaçi. Ndërkaq, Salim Jenuzi, tha se gjatë qeverisjes së PDK-së në Dragash, janë realizuar shumë projekte në vetë qytezën e Dragashit, si dhe në fshatrat që gravitojnë në këtë komunë. "Megjithatë, sfidë e madhe na mbetet ndërtimi i një salle sportive dhe ngritja e një stacioni elektrik prej 110 kilovatësh, i cili do të ndikonte në stabilizimin e energjisë”, tha Jenuzi, duke shprehur optimizëm se për realizimin e këtij projekti, do të ketë mbështetjen e kryeministrit dhe qeverisë. Nominimi zyrtar që iu bë kryetarit aktual, sot ka shuar dyshimet e shumë anëtarëve të kësaj partie dhe jo vetëm, të cilët gjithë vëmendjen e kishin përqendruar tek PDK-ja, e cila, tash e gjashtë vjet, po e qeverisë komunën e Dragashit. | |
|
Total comments: 0 | |
Block title
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28] |
Lajme [19] |
Sport [22] |
Ekonomi [15] |
Teknologji [18] |
Shkencë [18] |
Kulturë [20] |
Shëndetësi [22] |
Kuzhinë [20] |
meditime

Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
![]() | Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. |
![]() | Elementet e demokracisë në islam. |
![]() | Osmanet. |
![]() | |
![]() | Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë