Main » 2013 » Gusht » 29 » Plehu artificial nuk e zëvendëson plehun e stallës
14:16
Plehu artificial nuk e zëvendëson plehun e stallës

artikujSi efekt dytësor i zvogëlimit të numrit të bagëtive në vend, po paraqitet mungesa e plehut të stallës, gjë që po detyron fermerët që të përdorin më shumë plehun artificial. Derisa vetë fermerët tregojnë se rendimentet me pleh stalle ishin më të larta, ekspertët tregojnë edhe për anën e dëmshme të tij për tokën bujqësore siç është rritja e aciditetit që ndikon në uljen e rendimentit. Ata u bëjnë thirrje fermerëve që plehun artificial ta përdorin në masë të duhur.

Fermeri Berat Berisha, thotë se kultivon shumë prodhime bujqësore vite me radhë dhe tregon që në vitet e fundit nuk e plehëron arën e tij me pleh të stallës (pleh organik) siç e bënte kur mbante edhe bagëti. Ai tregon sa tani arën e mbjellë me speca, e plehëron me pleh kimik.

Për një ari shpenzon 8 – 10 kg pleh artificial me afat të veprimit 6 mujor ndërsa pleh me përbërje të azotit 27% (KAN), ai ka shpenzuar 14 – 15 kg për ari, shkruan portali Fermaime.

Në kohën kur ka përdorur pleh të stallës për një ari ka hedhur 1000 – 1200 kg dhe pos rendimentit më të lartë Berisha thotë se nuk janë vërejtur sëmundjet tek bimët.

"Kur kam përdorur pleh nga stalla, po flas për kohën e para luftës, kur kemi mbajtur vetë bagëti, rendimentet që kam prodhuar në fund të sezonit kanë qenë dukshëm më të mëdha, sidomos tek specat që i prodhojmë në masë më të madhe, por edhe te bostani. Tani me plehun artificial që e blejmë, nuk e mbërrimë në fund as gjysmën e prodhimit të atëhershëm”, shprehet Berisha.

Këtë përvojë të fermerit Berisha e vërteton edhe profesor i perimtarisë në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Sali Saliu, i cili thotë se plehu i stallës është i pazëvendësueshëm për prodhimin bimor.

"Plehu i stallës ne njërën anë përmirëson strukturën e tokës e cila është shtrat i bimës. Toka me pleh te stallës është më pasur me mikroorganizma, mbanë me shume lagështinë, ngrohet me shpejte dhe ka një strukture te shkrifet ne te cilën rrënjët e bimëve depërtojnë me lehte ne toke”, thotë profesor Saliu.

Ai thotë se më përpara plehu i stallës është përdorur me shumë sepse fondi blegtoral ka qenë me i madhe se sa tani. "Mirëpo, më ngecjen e zhvillimit të blegtorisë, fondi blegtoral është zvogëluar dukshëm dhe si pasojë kemi mungesën e plehut te stallës”, thotë Saliu.

E fermeri Berat Berisha flet edhe për ndryshimin e plehut të stallës në ditët e sotme, kur ai blen atë nga fermerët. "Tani edhe fermat me lopë e viça nuk krijojnë pleh organik cilësorë për shkak të përdorimit të bykut në vend të kashtës së grurit që është përdorur më parë për t’i shtruar kafshëve” , thotë ai.

Sadik Fetoshi, inxhinier i bujqësisë dhe shitës në një barnatore bujqësore, thotë se përdorimi i plehrave në masë të caktuar nuk i bënë dëm tokës, por pasi që ndodh që bujqit të përdorin më masë të pakontrolluar vetëm sa për të shtuar prodhimin, atëherë, kjo bën që të shkaktohet thartira e tokës, prishet struktura e saj dhe toka nga baza neutrale kalon në acidike.Fetoshi thotë më së shumti po përdorën plehrat e përzier, 3x15 NPK(15% Azot, 15% Fosfor dhe 15% Kalium) që për qëllim ka rritje të bimës dhe plehu azotik KAN që përdorën për plehërim të tokës, për të shtuar rendimentin e prodhimit.

Ai tregoi se gjatë tërë sezonit ka shitur rreth 100 tonë pleh, ku plehun e përzier e ka marrë nga Austria dhe Greqia, ndërsa plehun azotik nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovinës.

Sa i përket çmimeve ai thotë se janë shumë të larta dhe nuk janë lehtë të përballueshme për kushtet e fermerëve kosovarë kurse vetë kostoja e plehut zë një përqindje të konsiderueshme në koston e përgjithshme të produktit.

Në kushte të mungesës së plehut të stallës, profesori Sali Saliu thotë se përdorimi i plehut artificial është i nevojshëm për të arritur rendimentet optimale, por në asnjë mënyrë nuk duhet të teprohet me përdorimin e tij sepse efektet e pritura pozitive, shpesh mund të jenë negative për tokën por edhe për bimën.

"Natyrisht se pa përdorim të tij nuk do të mundemi të arrijmë rendimente optimale të kulturave bujqësore. Mirëpo përdorimi i tepërt dhe i pa kontrolluar i tyre shkakton dëme sepse vjen deri i akumulimi i tyre në tokë dhe ujera”, thekson profesor Saliu.

Ai porositë të gjithë prodhuesit që të kontrollojnë përdorimin e plehrave kimike në mënyrë produktet të jenë sa më të shëndosha dhe toka të ruaj përbërjen e saj natyrale. /Telegrafi/

Category: Ekonomi | Views: 364 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: