Main » 2013 Korrik 20 » Shpend Ahmeti, nuk e njeh Opojën!
02:36 Shpend Ahmeti, nuk e njeh Opojën! | |
![]() Ani
pse kjo lëvizje ka zyrën e saj në Dragash, nga e cila mund t’i merrte
informacionet mbi gjeografinë dhe popullatën e komunës më të skajshme,
në jug të Kosovës, përgjigja që dha Ahmeti në shfaqjen televizive,
befasoi shumë opojanë. Emisioni i mbrëmshëm argëtues, por edhe me
karakter edukativ "News Show” në Klan Kosova, protagonist të kuizit
kishte ftuar drejtues të lartë të Vetëvendosjes. Madje, kishte arritur
t’i ndaj dy nga dy, duke i venë në sfidë, si kundërshtarë.
Liburn
Aliu, Shpend Ahmeti, Aida Dërguti dhe Fisnik Ismaili, ishin garues në
këtë emision. Saktësisht, Shpend Ahmeti dhe Aida Dërguti, në njërën anë,
ndërsa Liburn Aliu me Fisnik Ismailin në anën tjetër. Shumë shpejtë u
pa se sa e njohin Kosovën nënkryetarët e Vetëvendosjes. Në pyetjen se,
cilat janë dy fshatrat e Hasit, të cilat kryeministri Thaçi mëton t’i
bëj Komuna, asnjëri nga garuesit nuk e dinin saktësisht, ani pse jemi
mësuar t’i dëgjojmë
kundërshtimet e tyre ndaj këtij synimi të kryeministrit.
Me që, Liburn Aliu, nuk e dinte përgjigjen e as bashkëlojtari i tij, Fisnik Ismaili, të drejtën për përgjigje e morën kundërshtarët, Shpend Ahmeti dhe Aida Dërguti. Kjo e fundit, përpos fshatit Gjonaj, i cili ishte përmendur edhe nga kundërshtarët e tyre, tha se është edhe Opoja. Përgjigjen e saj e përsërit edhe Shpend Ahmeti, por që dukej se ishte i dyshimtë në këtë. Ai më pas dha fshatin e saktë, Rogovën, që u pranua nga drejtuesi i emisionit, por qe u kontestua nga kundërshtarët, pasi ata kishin dhënë përgjigjen e gabuar, se "Opoja është njëri nga fshatrat e Hasit”, që krahas Gjonajve janë propozuar si qendra komunale. Në
minutën e 32-të të videos së këtij emisioni, në YouTube, duket qartë se
sa pakë janë të kyçur këto figura të larta të Vetëvendosjes, në lidhje
me idenë për formimin e Komunave të reja në Has, por edhe sa i përket
trevës së Opojës. Ndërkohë, jemi mësuar që shpesh t’i dëgjojmë
kundërshtimet e tyre rreth kësaj teme. Kjo ka bërë që opojanët të
habiten me këtë performancë të zyrtarëve të lartë të lëvizjes
Vetëvendosje, e cila ka dhe aktivistët e saj në komunën e Dragashit, por
që në zgjedhjet e fundit nuk ka arritur të siguroj asnjë këshilltar në
Kuvendin komunal.
| |
|
Total comments: 0 | |
Block title
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28] |
Lajme [19] |
Sport [22] |
Ekonomi [15] |
Teknologji [18] |
Shkencë [18] |
Kulturë [20] |
Shëndetësi [22] |
Kuzhinë [20] |
meditime

Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
![]() | Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. |
![]() | Elementet e demokracisë në islam. |
![]() | Osmanet. |
![]() | |
![]() | Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë