Main » 2013 Korrik 19 » Ndriçohet Dragashi!
21:53 Ndriçohet Dragashi! | |
![]() Jenuzi
kishte paralajmëruar shumë herë nëpër këto debate, se është një projekt
i Komunës, i cili do të implementohet, në bashkëpunim me Programin për
Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP). "Tani janë kryer të gjitha
proceduarat dhe ky projekt po implementohet. Të gjitha projektet kanë
një procedurë dhe nuk mund të realizohen me nguti”, tha për radion tonë
kreu i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi.
Ndërkaq,
punëtorët e një kompanie nga Prishtina, e cila po i instalon këtë lloj
poçesh, thonë se përfitimi është i shumëfishtë, pasi, një poçe e tillë
ndriçon shumëfish më mirë se poçet e gjertanishme, ndërkohë që konsumi i
energjisë është shumë më i vogël. "Vetëm 56 Wat energji konsumon një
poçe e tillë, ndërkohë që ato të vjetrat shpenzonin shumë më shumë. Nga
ana tjetër, ndriçimi që japin këto është shumëfish më i madh se ato të
vjetrat”, tha njëri nga punëtorët e kompanisë kontraktuese, duke
premtuar se brenda disa ditëve gjithçka do të përfundojë rreth këtij projekti.
Sipas projektit që ka kushtuar mbi 40 mijë euro, pritet të
instalohen më shumë se 100 poçe të këtilla, gjegjësisht, në çdo shtyllë
elektrike që ndodhet skaj rrugëve të qytezës. Ky projekt është
mirëpritur nga banorët rezident të Dragashit, të cilët nuk ndiheshin
rehat gjatë lëvizjes në orët e mbrëmjes. Për më tepër, tani kur Dragashi është mbushur me qenë endacakë.
| |
|
Total comments: 0 | |
Block title
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28] |
Lajme [19] |
Sport [22] |
Ekonomi [15] |
Teknologji [18] |
Shkencë [18] |
Kulturë [20] |
Shëndetësi [22] |
Kuzhinë [20] |
meditime

Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
![]() | Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. |
![]() | Elementet e demokracisë në islam. |
![]() | Osmanet. |
![]() | |
![]() | Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë