Main » 2013 Gusht 16 » Mbledhja e tetë e KK të Dragashit (Video)
03:30 Mbledhja e tetë e KK të Dragashit (Video) | |
Dragash, 15 gusht 2013 – Kuvendi
i Komunës së Dragashit, të enjten mbajti mbledhjen e tetë të radhës për
këtë vit, në të cilën, mes tjerash, u shqyrtua Raporti mbi realizimin e
Buxhetit për periudhën, Janar – Qershor 2013, Kornizën afatmesme
buxhetore të Komunës, për periudhën 2014 – 2016, si dhe u shqyrtua
Projekt-Rregullorja për mbrojtjen e Mjedisit.
Pikat
që kishin të bënin me buxhetin, ishin ato që më së shumti e nxehën
atmosferën në sallë. Fillimisht, këshilltari Qamil Kolloni kërkoi që të
hiqej fare nga rendi i ditës pika që kishte të bënte më Kornizën
afatmesme buxhetore, me arsyetimin se nuk janë përfillur kriteret bazë
për të ardhur deri në Kuvend. Mirëpo, kryetari i Komunës, Salim Jenuzi,
tha se formulimi i kësaj pike ishte gabim, dhe se shqyrtimi dhe miratimi
do të bëhet për ta nxjerrë në diskutim publik dhe më pas të miratohet
në Kuvend, më së voni deri më 30 shtator. Me 13 vota PËR, edhe kjo pikë
kaloi me ndryshimin që u pajtuan shumica e këshilltarëve dhe, me po aq
pikë u miratua, sikurse që u miratua edhe Projekt-Rregullorja për
mbrojtjen e Mjedisit.
Më pas, në kuadër të pikës së rendit të ditës, e cila ka të bëj me
pyetjet e këshilltarëve për qeverinë lokale, ku u dëgjuan shumë
problematika, nga ato që janë përmendur disa herë në Kuvend, e deri tek
pyetjet që për herë të parë u dëgjuan në këtë mbledhje. Që të gjithave
iu përgjigj kryetari i Komunës, Salim
Jenuzi, i cili gjeti arsyetime të ndryshme për secilën pyetje, duke mos pranuar asnjë përgjegjësi për ankesat që u hodhën mbi qeveritarët lokalë.
| |
|
Total comments: 0 | |
Block title
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28] |
Lajme [19] |
Sport [22] |
Ekonomi [15] |
Teknologji [18] |
Shkencë [18] |
Kulturë [20] |
Shëndetësi [22] |
Kuzhinë [20] |
meditime
Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. | |
Elementet e demokracisë në islam. | |
Osmanet. | |
Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
OPOJA
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë