Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava ka thënë se
gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin e Libisë ka marrë premtime se do
të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.
Në një prononcim për mediet, ai ka thënë se zyrtarët me të cilët
është takuar në Tripoli i kanë premtuar se do të shqyrtojnë çështjen e
njohjes së Kosovës gjatë mbledhjes së parë të parlamentit. "Gjatë
qëndrimit në Libi jam takuar me kryetarin e Parlamentit të Libisë, me 21
deputetë dhe shumë personalitete të cilët më kanë premtuar se në
mbledhjen e parë të parlamentit do ta njohin Kosovën”, ka theksuar
Tërnava.
Ai ka folur edhe për debatet e fundit rreth fesë në Kosovë, duke
thënë se Bashkësia Islame e Kosovës është kundër çdo rryme ekstremiste
fetare.
|
Ende pa nisur sezoni i ri, bota e futbollit ka nisur të "nominoi”
kandidatët për trofeun e "Topit të Artë”. Për yllin e Borussia Dortmund,
Marko Rojs, është francezi Franck Ribery, futbollisti që e merton për
këtë vit Topin e Artë. "Frenk Riberi ka pasur një sezon të mahnitshëm në
Bajernin. Unë e shoh atë duke fituar "Topin e Artë” për sivjet,”
citohet Rojs nga "Kicker”.
/Mesazhi/A.Bilalli/
|
Congress
& Event organization (CEO) sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve
organizon ceremoninë e hapjes solemne të panairit ndërkombëtar Expokos
2013.
Si
panair i specializuar në sektorin e ndërtimtarisë, teknikës,
energjetikës, mobilerisë dhe paluajtshmërisë, Expokos gjatë 12 viteve të
punës së vazhdueshme ka arritur të profilizohet si eventi më i
rëndësishëm për promovimin e këtyre sektorëve jo vetëm në Kosovë por
edhe në shtetet përreth.
...
LEXO MË SHUMË »
|
Sikur shumica e kompanive gjigante në internet, Apple gjithashtu ka
dalur me një deklaratë zyrtare në të cilën shpalos detajet mbi lidhjet e
saj me PRISM. Kompania ka shkuar një hap me tej duke spjeguar mënyrën
se si i menaxhon kërkesat legale qeveritare, në përgjithësi.
Sipas deklaratës, prej 1 dhjetorit të vitit 2012 deri më 13 maj 2013,
Apple ka pranuar prej 4000 deri në 5000 kërkesa qeveritare mbi
informata private të përdoruesve të kompanisë për t’i ‘ndihmuar’
qeverisë amerikane në rastet e vjedhjeve deri tek rastet e personave te
humbur.
Kërkesat vijnë nga të gjithë sektorët e qeverisë, prej autoriteteve
lokale deri tek ato federale. Në deklaratën për media të Apple thuhet se
kompania i shqyrton në mënyrë strikte cdo kërkesë që merr para marrjes
së vendimit rreth lëshimit të informatës ose
...
LEXO MË SHUMË »
|
Tre kompani të mëdha të internetit kërkojnë që administrata Obama t'u
paraqesë atyre urdhërat e gjykatës federale mbi informacion rreth
përdoruesve të tyre për të agjencitë amerikane të zbulimit
Google, Facebook dhe Microsoft thonë se duan që gjithçka të jetë
transparente dhe e hapur. Shefi ligjor i firmës Google tha të martën
kompania e tij nuk ka gjë për të fshehur.
Google thotë se njoftimet e mediave se kjo kompani u jep agjencive
të zbulimit qasje të pakufizuar në informacionin në lidhje me klientët e
saj nuk janë të vërteta. Google thotë se urdhërat e qeverisë për t'i
mbajtur hollësitë të fshehta vetëm nxisin thashethemet dhe spekulimet.
Agjencia Kombëtare e Sigurimit ka pranuar se programi i saj i
quajtur Prism mbledh postë elektronike dhe të dhëna të tjera nga
kompani
...
LEXO MË SHUMË »
|
Ndërsa Evropa ishte e bllokuar në Mesjetë, myslimanët kishin bërë
kontribute historike në art, arkitekturë, mjekësi, astronomi,
matematikë, letërsi dhe disiplinat e tjera.
Gjatë Mesjetës, në qytetet myslimane të tilla si Bagdadi, Stambolli,
Kajro, Tripoli dhe Kordoba, u bënë qendra kulturore dhe intelektuale ku
teologë, studiues, shkencëtarë, artistë, shkrimtarë, filozofë,
matematicientë bënin eksperimente dhe zbulim. Arritjet domethënëse të
bëra nga myslimanët nga vitet 750-1500, çuan në emërtimin e kësaj
periudhe si Epoka e Artë Islame.
Muslimanët ishin në krye të zbulimeve në oftalmologji, anatomi,
fiziologji, patologji,, kirurgji, kimi dhe farmaceutikë. Përparime të
mëdha janë bërë edhe në astronomi dhe matematikë, si edhe në
arkitekturë, art dhe letërsi.
Muslimanë
...
LEXO MË SHUMË »
|
Të gjitha tipet e grupeve të gjakut mund të jenë Rh pozitiv apo Rh
negativ. Nëse në rruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet) gjendet proteina
e quajtur "faktori rezus”, atëherë personi, pavarësisht grupit te
gjakut, është Rh pozitiv.
Një numër i vogël i njerëzve nuk e kanë këtë proteinë. Rreth 15% e njerëzve janë Rh negativ.
Ky faktor nuk ndikon absolutisht në gjendjen e përgjithshme të shëndetit përveç një rasti, gjatë shtatzënisë.
Në momentin që një femër ka një grup gjaku me rezus negativ dhe
partneri i saj ka një grup gjaku me rezus pozitiv, atëhere ky kombinim
mund të rezultojë me një bebe me rezus pozitiv. Ky kombinim mund të jetë
problem për nënën dhe fëmijën në disa raste.
Pavarësisht faktit se sistemet e qarkullimit të gjakut janë të ndara
tek në
...
LEXO MË SHUMË »
| |