18:17 Apple në listën e "spiunëve" | |
Sikur shumica e kompanive gjigante në internet, Apple gjithashtu ka dalur me një deklaratë zyrtare në të cilën shpalos detajet mbi lidhjet e saj me PRISM. Kompania ka shkuar një hap me tej duke spjeguar mënyrën se si i menaxhon kërkesat legale qeveritare, në përgjithësi. Sipas deklaratës, prej 1 dhjetorit të vitit 2012 deri më 13 maj 2013, Apple ka pranuar prej 4000 deri në 5000 kërkesa qeveritare mbi informata private të përdoruesve të kompanisë për t’i ‘ndihmuar’ qeverisë amerikane në rastet e vjedhjeve deri tek rastet e personave te humbur. Kërkesat vijnë nga të gjithë sektorët e qeverisë, prej autoriteteve lokale deri tek ato federale. Në deklaratën për media të Apple thuhet se kompania i shqyrton në mënyrë strikte cdo kërkesë që merr para marrjes së vendimit rreth lëshimit të informatës ose jo. "Apple gjithmonë ka prioritet mbrojtjen e të dhënave personale të konsumatorëve të saj edhepse ne nuk koleksionojmë të dhëna gjigante mbi detajet personale të konsumatorëve tanë.” – thuhet në deklaratë. Deklaratat e tilla nga kompanitë teknologjike kanë filluar të
shpalosen së fundi vetëm pas rrëfimit të një prej nëpunësve të qeverisë
amerikane i cili ka zbuluar se kjo e fundit merr të dhëna personale të
konsumatorëve të Skype, Google, Facebook dhe kompanive të ngjashme. | |
|
Total comments: 0 | |
Opoja Lajmë [28] |
Lajme [19] |
Sport [22] |
Ekonomi [15] |
Teknologji [18] |
Shkencë [18] |
Kulturë [20] |
Shëndetësi [22] |
Kuzhinë [20] |
Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. | |
Elementet e demokracisë në islam. | |
Osmanet. | |
Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com