Main » 2013 » Korrik » 9 » Epoka e Artë Islame
18:13
Epoka e Artë Islame

artikujNdërsa Evropa ishte e bllokuar në Mesjetë, myslimanët kishin bërë kontribute historike në art, arkitekturë, mjekësi, astronomi, matematikë, letërsi dhe disiplinat e tjera.

Gjatë Mesjetës, në qytetet myslimane të tilla si Bagdadi, Stambolli, Kajro, Tripoli dhe Kordoba, u bënë qendra kulturore dhe intelektuale ku teologë, studiues, shkencëtarë, artistë, shkrimtarë, filozofë, matematicientë bënin eksperimente dhe zbulim. Arritjet domethënëse të bëra nga myslimanët nga vitet 750-1500,  çuan në emërtimin e kësaj periudhe si Epoka e Artë Islame.

Muslimanët ishin në krye të zbulimeve në oftalmologji, anatomi, fiziologji, patologji,, kirurgji, kimi dhe farmaceutikë. Përparime të mëdha janë bërë edhe në astronomi dhe matematikë, si edhe në arkitekturë, art dhe letërsi.

Muslimanët e njohur nga Epoka e Artë Islame

Një numër i madh i myslimanëve kanë bërë arritje historike gjatë kësaj epoke. Vetëm pak prej tyre po i cekim më poshtë.

Ebu el-Kasim el-Zahravi, i konsideruar si "babai i kirurgjisë moderne," shpiku dhe dokumentoi më shumë se dyqind instrumente kirurgjikale. Ai ishte gjithashtu një pionier në përdorimin e anestezisë.

Ebu Ali el-Hasan (Alhazen), është i famshëm për punën e tij novatore në fushën e optikës.

Muhamed ibn Musa al-Kuarizmit, ka zhvilluar zbulime madhore në algjebër dhe algoritme.

Ibn al-Nafis ishte i pari person që përshkruajnë me saktësi sistemin e qarkullimit të gjakut të njeriut. Ai gjithashtu ishte autor i teksteve islame.

Ebu Bekr el-Razi, "babai i pediatrisë", shkroi librin e parë të specializuar në sëmundjet e fëmijëve. Ai gjithashtu zbuloi marrëdhënien ndërmjet baktereve dhe infeksioneve, duke iniciuar dhe përdorimin e antiseptikëve dhe parimin e plagëve të pastra.

Ibn Sina (Avicena), ka hartuar enciklopedinë e famshme dhe 14-vëllime mjekësore. I përfunduar në vitin 1025, Kanuni i Mjekësisë ka mbetur një standard mjekësor në Perëndim deri në fillim të shekullit të 19-të.

Kontributet e tjera në Epokën e Artë Islame

Interesi i shtuar në botën islame në të mësuarit ka rezultuar në arritje të konsiderueshme në shumë fusha. Kontributet e cituara shpesh te Epoka e Artë përfshijnë:

Universiteti Al-Karaouine, i themeluar në Fez në vitin 859 dhe universiteti i parë i plotë, Al Azhar në Kajro, në vitin 975.

Distilimi,  filtrimi, kristalizimi, avullimi dhe proceset tjera kimike u prezantuan nga alkimistët mysliman.

Farmacitë e para u krijuan në Bagdad, në shekullin e 8.

Trigonometria sferike, gjeometria analitike, dhe përparime të tjera janë bërë nga matematikanët myslimanë.

Shumë kryevepra të arkitekturës islamike janë ndërtuar në këtë kohë, duke përfshirë Alhambran në Granada (Spanjë), Xhamia e Madhe e Xi'an (Kinë), Xhamia e Madhe në Kordoba (Spanjë), dhe Xhamia e Madhe Samarra (Irak).

Observatorë e parë në botë, spitalet publike, institucionet psikiatrike dhe universitetet u shfaqën në vendet islame, në atë kohë kur pjesa tjetër e botës nuk njihte civilizim të tillë.

Vepra të holla të artit islamik ishin prodhuar në qeramikë, pikturë, kaligrafi, qilima, mozaik etj.

Fundi i Epokës së Artë Islame

Kryqëzatat në shekujt 12 dhe 13, pushtimet mongole në shekullin e 13-të dhe një numër sulmesh kanë kontribuar në dobësimin e botës islame dhe një përfundim gradual të Epokës së Artë Islame. Në shekujt e mëvonshëm, invazioni perëndimor, kolonializmi, dhe çështjet ekonomike dhe politike çuan në heqjen eventuale të Kalifatit Islam në vitin 1924.

Category: Kulturë | Views: 405 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: