18:16 Kompanitë e internetit dhe çështja e monitorimit të klientëve | |
Google, Facebook dhe Microsoft thonë se duan që gjithçka të jetë transparente dhe e hapur. Shefi ligjor i firmës Google tha të martën kompania e tij nuk ka gjë për të fshehur. Google thotë se njoftimet e mediave se kjo kompani u jep agjencive të zbulimit qasje të pakufizuar në informacionin në lidhje me klientët e saj nuk janë të vërteta. Google thotë se urdhërat e qeverisë për t'i mbajtur hollësitë të fshehta vetëm nxisin thashethemet dhe spekulimet. Agjencia Kombëtare e Sigurimit ka pranuar se programi i saj i quajtur Prism mbledh postë elektronike dhe të dhëna të tjera nga kompanitë e internetit. Një ish kontraktor i Agjencisë Kombëtare të Sigurimit, Edward Snowden, e zbuloi ekzistencën e programit Prism dhe monitorimin nga kjo agjenci të thirrjeve telefonike në gazetat Guardian dhe Washington Post. Ai tha se është e rëndësishme për të zbuluar atë që ai e quajti program masiv i mbikqyrjes nga ana e qeverisë mbi qytetarët privatë. | |
|
| |
| Total comments: 0 | |
| Opoja Lajmë [28] |
| Lajme [19] |
| Sport [22] |
| Ekonomi [15] |
| Teknologji [18] |
| Shkencë [18] |
| Kulturë [20] |
| Shëndetësi [22] |
| Kuzhinë [20] |

Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
![]() | Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. |
![]() | Elementet e demokracisë në islam. |
![]() | Osmanet. |
![]() | |
![]() | Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Tre kompani të mëdha të internetit kërkojnë që administrata Obama t'u
paraqesë atyre urdhërat e gjykatës federale mbi informacion rreth
përdoruesve të tyre për të agjencitë amerikane të zbulimit












