Në kafe-librarinë Dit’ e Nat’ është promovuar të enjten libri Thënie
të Kryetarit Lexhendar Visar Arifaj. Libri i vogël i protokalltë është
botimi i parë zyrtar i Partisë së Fortë dhe synon përndritjen e
qytetarëve dhe votuesëve me qëndrimet e Kryetarit. Libri reflekton
praktikat politiko-ideologjike të Lexhendarit Arifaj.
...
LEXO MË SHUMË »
|
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi të shtunën bizneset në Shtime, si dhe u takua me disa qytetarë të rastit, me të cilët bashkëbisedoj për ecurinë e zgjedhjeve në Kosovë. Ai me këtë rast për së afërmi u njoftua me të arriturat dhe sfidat e bizneseve. "Shtimja ka arritur që këtyre viteve të pasluftës, e qeverisur nga PDK-ja, t’i mëkëmbë bizneset e vogla dhe të mesme, andaj nëse ju nuk jeni përcaktuar se kënd do ta votoni, atëherë votojeni PDK-në dhe kryetarin Naim Ismajli, sepse me ne, bizneset edhe në të ardhmen do të lulëzojnë”, tha ai, raporton KD.
...
LEXO MË SHUMË »
|
Deputetët e pushtetit dhe ata të opozitës kanë replikuar aq gjatë dhe
ashpër, saqë nuk kanë hezituar që ta quajnë njëri- tjetrin edhe
mercenar, cinik e shpifës. Madje, një kohë bukur e mirë iu kushtua edhe
zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, të cilët paraprakisht shpallën
"fitoret” e tyre.
...
LEXO MË SHUMË »
|
Ministria e Arsimit njoftoi se mësimi për nivelin parauniversitar do
të fillojë më 2 shtator në të gjitha shkollat e vendit. Ndërkaq provimi
shtetëror i matures do të mbahet më 31 gusht dhe 7 shtator.
...
LEXO MË SHUMË »
|
Grupi, i cili mbështet opozitën siriane, thotë se ka dokumentuar vdekjen
e më shumë se 160,000 njerëzve, por paralajmëron se numri i vërtetë
mund të jetë dy herë më i lartë.
...
LEXO MË SHUMË »
|
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi vendet perëndimore dhe
ato arabe për përdorimin e standardeve të dyfishta, që nënkupton
mosdënimin e përmbysjes së presidentit egjiptian Muhamed Mursi.
...
LEXO MË SHUMË »
|
Kuvendi i Kosovës miratoi të enjten në tërësi Ligjin për amnisti me 90 për, 17 kundër dhe 1 abstenim.
|
Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava ka thënë se
gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin e Libisë ka marrë premtime se do
të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.
Në një prononcim për mediet, ai ka thënë se zyrtarët me të cilët
është takuar në Tripoli i kanë premtuar se do të shqyrtojnë çështjen e
njohjes së Kosovës gjatë mbledhjes së parë të parlamentit. "Gjatë
qëndrimit në Libi jam takuar me kryetarin e Parlamentit të Libisë, me 21
deputetë dhe shumë personalitete të cilët më kanë premtuar se në
mbledhjen e parë të parlamentit do ta njohin Kosovën”, ka theksuar
Tërnava.
Ai ka folur edhe për debatet e fundit rreth fesë në Kosovë, duke
thënë se Bashkësia Islame e Kosovës është kundër çdo rryme ekstremiste
fetare.
|
Turqia rihapi Gezi Parkun, i cili ishte në zemër të demonstratave të
muajit të kaluar, të cilat shkaktuan trazira të mëdha në vend.
Guvernatori i Stambollit, Huseyin Avni Mutlu njoftoi rihapjen tri
javë pas trazirave, ndërsa policia kishte dëbuar protestuesit nga Gezi
Park pas dy javë protestash të dhunshme kundër planeve për të
rizhvilluar zonën.
Mutlu u shpreh se bllokimi i parqeve, duke i bërë ato fusha për
demonstrata, i parandalon fëmijët dhe të moshuarit nga përdorimi i
këtyre zonave, dhe e ka kthyer këtë në një problem të sigurisë.
Katër persona u vranë dhe 7,500 u plagosën gjatë përleshjeve të muajit të kaluar.
/mesazhi
| |