17:08 Promovohet libri i thënieve të Kryetarit Lexhendar | |
Në kafe-librarinë Dit’ e Nat’ është promovuar të enjten libri Thënie të Kryetarit Lexhendar Visar Arifaj. Libri i vogël i protokalltë është botimi i parë zyrtar i Partisë së Fortë dhe synon përndritjen e qytetarëve dhe votuesëve me qëndrimet e Kryetarit. Libri reflekton praktikat politiko-ideologjike të Lexhendarit Arifaj. "Ky libër është epitomizimi i praktikës sime politike vetëm gjatë disa muajve të fundit, i shprehur nëpërmjet disa thënieve (relativisht) të shkurtëra, por kuptimplotë. Partia e Fortë dhe unë personalisht mendojmë se asgjë më nuk do të jetë e njejtë pas daljes në dritë të këtij libri të vogël të portokallt, të punuar me aq shumë kujdes nga disa nga nënkryetarët, vetëm për qytetarët e Kosovës,” ka thënë kryetari i Partisë së Fortë Visar Arifaj në hapje të promovimit të librit. Ndërsa, promovimi nuk ka kaluar edhe pa komente në lidhje me fushatën politike, ku nënkryetarët e PF-së janë deklaruar në lidhje me mosprezencën e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa. "Në këtë liber mund të gjeni qëndrime të mia, rrjedhimisht edhe të Partisë, në lidhje me të gjitha sferat politiko-sociale. Duke filluar nga ato të qeverisjes lokale, të cilat bazohen në parimet ekonimo-shoqërore isamustafiane e deri te ato shtetërore me motive margaretthaçiane,” vazhdoi tutje kryetari Arifaj. Në pyetjen e një gazetari në lidhje me kuptimin e parimeve isamustafiane, kryetari Arifaj është përgjigjur që kjo është një formë e veprimit ku të gjitha aktivitetet me rëndësi lihen për fund. Bazuar në këtë parim ai ka premtuar se botimi i ardhshëm i këtij libri nuk do të ndodhë deri në zgjedhjet tjera. Ky është vëllimi i parë i Thënieve të Kryetarit Lexhendar, ndërsa Partia e Fortë premtoi se vëllimi pasues do të botohet pak para zgjedhjeve qëndrore, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm. Në vend të parathënies për librin është shkruar një dedikim i veçantë nga filozofët Slavoj Zizek, Gabriel Tupinamba, Sead Zimeri dhe Sina Badiei. Filozofi i njohur slloven, Slavoj Zizek shkroi: "Vetëm nëse partia është mjaftueshmërisht e fortë, atëherë ka shpresë për njerëzit. Njerëzit e Kosovës janë fatlum që e kanë Partinë e Fortë, sepse e vetmja mënyrë për të bërë sot politikë është duke e marrë atë tepër seriozisht – dhe kjo është pikërisht çka kjo parti po bën. Përderisa të tjerët po premtojnë të lëvizin nga fjalët në vepra, Partia e Fortë e din se gjithçka e rëndësishme në histori ka filluar me fjalën e duhur”
Zyra për Media dhe Propagandë, Partia e Fortë Prishtinë, 24 tetor 2013 | |
|
Total comments: 0 | |
Opoja Lajmë [28] |
Lajme [19] |
Sport [22] |
Ekonomi [15] |
Teknologji [18] |
Shkencë [18] |
Kulturë [20] |
Shëndetësi [22] |
Kuzhinë [20] |
Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. | |
Elementet e demokracisë në islam. | |
Osmanet. | |
Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com