Main » 2013 » Tetor » 20 » Aktivitete nga fushata zgjedhore
02:52
Aktivitete nga fushata zgjedhore

artikujKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi të shtunën bizneset në Shtime, si dhe u takua me disa qytetarë të rastit, me të cilët bashkëbisedoj për ecurinë e zgjedhjeve në Kosovë. Ai me këtë rast për së afërmi u njoftua me të arriturat dhe sfidat e bizneseve. "Shtimja ka arritur që këtyre viteve të pasluftës, e qeverisur nga PDK-ja, t’i mëkëmbë bizneset e vogla dhe të mesme, andaj nëse ju nuk jeni përcaktuar se kënd do ta votoni, atëherë votojeni PDK-në dhe kryetarin Naim Ismajli, sepse me ne, bizneset edhe në të ardhmen do të lulëzojnë”, tha ai, raporton KD.

 

Në Drenas, drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar nga qytetarët që ta votojnë këtë parti dhe kandidatin për kryetar të kësaj komune, Shaban Hasi, duke qenë se është alternativa e cila do t’ia kthej dinjitetin këtij qyteti dhe qytetarëve të tij.Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet të ndëshkohen ata që nuk kanë qeverisur mirë me Drenasin. Ai u ka thënë simpatizantëve të AAK-së se nuk duhet votuar Hashim Thaçin dhe PDK-në, vetëm se janë nga ky rajon, por të votohet paria e tij dhe kandidati Shaban Hasi, pasi edhe ai është i Drenasit dhe i kësaj ane.Haradinaj, u ka thënë qytetarëve të Drenasit, se ata kanë ofruar më shumë për këtë qytet se sa partitë e tjera, për atë edhe kanë vendosur Shaban Hasin kandidat për kryetar, duke qenë se ai ka qenë pjesëmarrës në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova.

 

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), akademik Isa Mustafa, u premtoi të shtunën fermerëve mbështetje edhe më të madhe të pushtetit lokal për zhvillimin e veprimtarive të tyre prodhuese, duke e konsideruar si një prej formave më të mira për nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal. Mustafa, gjatë takimit me fermerë në fshatin Prapashticë të komunës së Prishtinës, tha se komuna ka mbështetur fermerët në projektet e tyre në bujqësi, perimtari e shpezëtari dhe gjatë mandatit të ardhshëm, fondi për subvencionimin e veprimtarive të tyre do të rritet ndjeshëm. "Do të bëjmë përpjekje për shtimin e fondeve për subvencionet për bujqësi, perimtari, shpeztari sepse në këtë rajon ka kushte të mira për zhvillimin e këtyre veprimtarive”, tha kryetari Mustafa.Ai tha se qëllimi kryesor i platformës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë rajon malor të kryeqytetit është që njerëzit të qëndrojnë në fshatrat ku kanë lindur si dhe të krijohen kushte që dhe ata që janë shpërngulur në Prishtinë, të mund të kthehen për të zhvilluar veprimtari prodhuese e përpunuese.

 

Ju lutem gjithë juve, prindërve të mi, gjithë atyre që kanë menduar t’i shesin shtëpitë për tu larguar nga Gjakova që nga data 4 nëntor t’i hiqni shpalljet për shitje nga dyert tuaja dhe të fillojmë punën së bashku për zhvillimin e Gjakovës, porositi kandidatja e AKR-së për kryetare të Gjakovës Mimoza Kusari-Lila banorët e bashkësisë lokale 7 të qytetit, nga e cila rrjedh edhe ajo, thuhet në një komunikatë të AKR-së . Ajo ka falënderuar banorët e kësaj BL-je për praninë e tyre në këtë tubim, si dhe ka shprehur keqardhjen që sa herë i është kthyer kësaj pjese të qytetit të Gjakovës ka parë se si fqinjët e saj në dyert e shtëpive kishin vendosur shpalljet "Shtëpia në shitje”. Duke folur për programin ekonomik, Kusari-Lila u tregoi për barrierat që, sipas saj, kjo qeverisje lokale në Gjakovë ka vënë përballë iniciativave për hapjen e vendeve të reja të punës, për zonën e lirë ekonomike dhe për qendrën inovative.

 

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci dhe kandidati për asambleist, arkitekti Visar Haxhibeqiri kanë mbajtur të shtunen një konferencë për media, në të cilën kanë shpalosur programin e tyre për rregullimin urban të Gjakovës dhe mbrojtjen e trashëgimisë urbane e kulturore.Sipas tyre, program i Vetëvendosjes në këtë fushë përmblidhet në tri prioritete kryesore, konkretisht në zhvillimin e përgjithshëm urban, ruajtjen e fizionomisë së qytetit dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike. Në kuadër të këtyre prioriteteve, përfaqësursit e Vetëvendosjes kanë paralajmëruar trefishimin e inspektorëve të ndërtimit, me qëllim të parandalimit të ndërtimeve pa leje dhe atyre jashtë planit urbanisitik. Duke folur për ndërtimet e deritashme, Nagavci dhe Haxhibeqiri kanë paralajmëruar se pas ardhjes së tyre në pushtet do të bëhet rishikimi i tërësishëm i të gjitha ndërtimeve dhe bazuar në Planin Rregullues Urban dhe në ligjet tjera përkatëse këto ndërtime do t’i nënshtrohet prosesit të legalizimit aty ku mundësohet me ligj por edhe prosecit të rënimit, aty ku shkeljet në ndërtim janë tërësisht joligjore dhe në kudnërshtim me lejen e marrë apo Planin Rregullues Urban. Duke folur për ruajtjen e fizionomisë së qytetit, gjegjësisht pjesës së vjetër të qytetit, ata kanë premtuar angazhim konkret për ringjallen e Çarshisë së vjetër dhe angazhim apo plotësim të kriterevepër futjen e kësaj Çarshie nën mbrotjen e UNESCO-s. përfaqësuesit e VV-së kanë premtuar angazhim edhe në ringjallen e hapësirave publike të qytetit të Gjakovës, shumë prej të cilave, sipas Vetëvendosjes, edhe janë keqpërdorur nga pushteti aktual.

 

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Abdullah Klinaku, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë së degës, ka realizuar një takim me banorët e fshatit Pasomë. Në këtë takim u diskutua për problemet me të cilat po ballafaqohen banorët e këtij fshati dhe me pakënaqësitë që kanë me pushtetin lokal. Klinaku ka porositur banorët e këtij fshati, që mos t’i votojnë njerëzit e pamoralshëm dhe të korruptuar, pasi që sipas tij, të njëjtit nuk mund të zgjidhin problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë."Fshati juaj është duke e marr formën më të mirë të identitetit tonë kombëtar dhe fetar, ku pranë shkollës, u ndërtua Xhamia e Fshatit me punën, angazhimin dhe financimin tuaj. Kjo dëshmon për vlerat tuaja më të mira dhe ju jeni ata që hajnin dhe të pamoralshmin nuk e nderoni as nuk i jepni vendin e madh në shtëpitë tuaja prandaj kërkojmë nga ju që as në pushtetin komunal mos të zgjidhni njerëz hajna dhe të pamoralshëm”, tha ai.

 

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i ka ftuar banorët e fshatit Jashanicë të Klinës që të mbështesin kandidatin e kësaj partie për kryetar komune, Enver Berisha. "Jemi në kohë fushate dhe nuk është marre të kërkojmë votat”. Sipas tij, Berisha dhe ekipi i tij janë me të mirët për Klinën, kurse zgjedhjet janë mundësia me e mirë për të ndryshuar gjendjen. "Bëni një kontratë dhe besoni Enver Berishës, ju besoni atij, ai do të ju kthejë këtë besim juve”, ka porositur Haradinaj në tubimin elektoral. Ai është shprehur i bindur se në maj të vitit të ardhshëm Ramush Haradinaj do të bëhet kryeministër i Kosovës dhe nuk do të harrohet kjo pjesë.

 

Category: Lajme | Views: 380 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: