03:52 Udhëtim i lirë për breshkat | |
Çdo dekadë peshkatarët nxjerrin pa qëllim me miliona breshka deti nga oqeanet, gjahu i të cilëve janë peshqit. Këto aksidente të paqëllimshme janë shkaku kryesor i mortalitetit të breshkave, besojnë shkencëtarët. Ndalimi i përgjithshëm i peshkimit do të shkaktonte dëme serioze në ekonomitë lokale, prandaj ambientalistët kanë kërkuar mënyra se si t’i trembin breshkat nga rrjetat peshkuese. Studimet dokumentojnë që breshkat e perceptojnë dritën përgjatë tërë spektrit të dukshëm dhe gjithashtu edhe atë ultraviolet, përkundër peshqve, ndjeshmëria vizuale e të cilëve mbaron mu te brezi ultraviolet. Kjo do të thotë që ekziston një kanal i veçantë komunikues në brezin ultraviolet ku mund të komunikohet vetëm me breshkat pa na vërejtur peshqit. Shkencëtarët së bashku me disa peshkatarë eksperimentuan me LED Dioda ultraviolete si frikësuese të breshkave. Me vendosjen e dritave në rrjeta në çdo 5 metra distancë ata reduktuan nxënien e padëshirueshme të breshkave për 40 %. Edhe pse rrjetat e ndriçuara kapën më pak peshq se sa rrjetat e pandriçuara, kjo nuk luante rol të dukshëm në vlerësimin financiar të gjuajtjes. Teknologji të tilla mund t’u kursejnë peshkatarëve para në aspekt afatgjatë sepse mburoja e fortë e breshkës i bllokon dhëmbëzoret e mekanizmit që e tërheqë rrjetën me peshq në anije. Ideja nuk mbaron me kaq; në rrjeta mund të vendosen dioda që emitojnë
dritë të gjatësive valore të ndryshme me të cilat do të ishte e mundur
të frikësohen breshkat, ndërsa të joshen llojet e nevojshme komerciale. | |
|
Total comments: 0 | |
Opoja Lajmë [28] |
Lajme [19] |
Sport [22] |
Ekonomi [15] |
Teknologji [18] |
Shkencë [18] |
Kulturë [20] |
Shëndetësi [22] |
Kuzhinë [20] |
Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. | |
Elementet e demokracisë në islam. | |
Osmanet. | |
Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com