Siç premtoi javën e kaluar, Apple ka filluar tani të lejojë versionet më të vjetër iPhone, iPad dhe iPod touch për të filluar shkarkimin e sistemit të ri operativ iOS 7. Ky përditësim për pajisjet e Apple është goxha i madh, në aspektin e ndryshimeve që kompania ka bërë në ndërfaqen e përdoruesit. Shumë nga aplikacionet më të njohura për iOS do të përditësohen gjatë javëve të ardhshme, që do të përdorin pamjen e re të iOS 7.
...
LEXO MË SHUMË »
|
Përderisa telefonat e mençur mobil pothuajse e kanë kaluar numrin e
telefonave të thjeshtë, tabletët janë rrugës për ta kaluar numrin e
kompjuterëve personal, edhe atë në nivel global, thuhet sipas një
raporti të ri të publikuar nga firma e hulumtimeve të tregut, IDC.
...
LEXO MË SHUMË »
|
Përveq Iphone të tipit 5S Apple ka përgatitur për treg edhe Iphone-in
5C i cili do të ketë çmim më të volitshëm. Me këtë akt Apple don që mos
t'i humbë klientët e vet. Thuhet se shkronja C qëndron për Colour. Pasi
që u dedikohet përdorueseve të moshave të reja ai do të ofrohet në
ngjyra të ndryshme. Korniza do të jetë e plastikës që do të thotë kosto
më e ulët e prodhimit, display 3,5 inch, procesori i tipit A5 dhe kamera
do të ketë 5 Megapixel. Pasi që Iphone 5S në Apple store kushton 679 €,pritet që ky do ta ketë çmimin rreth 400 €.
...
LEXO MË SHUMË »
|
Gjiganti i internetit Google është duke provuar pajisjen e tij më të re,
Google Glass, të cilën kompania e përshkruan si një kompjuter që
vishet dhe që mund të revolucionarizojë mënyrën se si ne ndërveprojmë
me njëri-tjetrin dhe me botën. Materiali në vazhdim na tregon se çfarë
është kjo pajisje dhe se çfarë është në gjendje të bëjë.
...
LEXO MË SHUMË »
|
Smartfoni islam është duke ardhur! Kështu bëjnë me dije faqet e
teknologjisë së të përditshmes Arab News. Peace Mobile, një telefon që
do të lansohet këto ditë të fundit të Ramazanit, është ide e Dr. Zakir
Naik, një ligjërues i njohur ndërkombëtarisht. Smartfoni është i pajisur
mirë për të konkurruar në treg me markat më të famshme, ka një ekran
4.6-inch, një aparat 5 megapixel dhe 4GB memorie.
Ndryshe nga smartfonët e tjerë, Peace Mobile vjen i ngarkuar me
librat e Dr. Zakir Naik dhe videot mbi Islamin, wallpapers islam,
aplikacione dhe ringtone islame.
Mijëra persona në Arabinë Saudite tashmë e kanë porositur online
Peace Mobile, telefoni i parë i krijuar veçanërisht për nevojat e
myslimanëve.
/mesazhi/
|
Samsung
Galaxy Note 3 pritet që së shpejti të lansohet me procesorë të ndyshëm
në vende të ndryshme. Për SHBA dhe Evropë, Samsung Galaxy Note 3 pritet
të ofrohet me procesorin Qualcomm Snapdragon 800 me shpejtësi prej 2.3
GHz.
E premte 19 Korrik 2013 16:32
...
LEXO MË SHUMË »
|
Nokia me rastin e prezantimit të modelit Lumia 925 kishte
paralajmëruar edhe një varg risish softuerike të cilat momentalisht janë
në dispozicion vetëm në këtë model. Mirëpo, ishte premtuar edhe
përmirësimi i modelit, i cili këto funksione do t’i sjell edhe në
pajisjet e prezantuara më herët.
Përmirësimi me emrin e koduar Amber do të jetë në dispozicion gjatë
muajit gusht dhe sipas prodhuesit finlandez, ky përmirësim përdoruesve
të pajisjeve më të vjetra, do t’u ofrojë përvojë sikur në Lumia 925.
Konkretisht kjo do të thotë se pajisjet më të vjetra do të fitojnë
mundësinë e Smart Camera dhe FM radio, ekrani i cili do të ndizet me
prekje të dyfishtë.
|
Sikur shumica e kompanive gjigante në internet, Apple gjithashtu ka
dalur me një deklaratë zyrtare në të cilën shpalos detajet mbi lidhjet e
saj me PRISM. Kompania ka shkuar një hap me tej duke spjeguar mënyrën
se si i menaxhon kërkesat legale qeveritare, në përgjithësi.
Sipas deklaratës, prej 1 dhjetorit të vitit 2012 deri më 13 maj 2013,
Apple ka pranuar prej 4000 deri në 5000 kërkesa qeveritare mbi
informata private të përdoruesve të kompanisë për t’i ‘ndihmuar’
qeverisë amerikane në rastet e vjedhjeve deri tek rastet e personave te
humbur.
Kërkesat vijnë nga të gjithë sektorët e qeverisë, prej autoriteteve
lokale deri tek ato federale. Në deklaratën për media të Apple thuhet se
kompania i shqyrton në mënyrë strikte cdo kërkesë që merr para marrjes
së vendimit rreth lëshimit të informatës ose
...
LEXO MË SHUMË »
| |