Main » 2013 » Nentor » 8 » Vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme
03:00
Vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme
artikujDështimi i punës së Kuvendit për shkak të bllokadave që po i bëhen nga pozita dhe opozita, mund ta dërgoj vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.


E enjte 7 Nëntore 2013 17:10

 

Kjo duket edhe më reale, duke qenë se ka më shumë se një muaj që Kuvendi nuk është duke funksionuar si pasoj e kundërshtimeve rreth procesit të privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Derisa pozita po tenton që ta hedh në votim raportin e Komisionit Qeveritar për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, në anën tjerët opozita nuk po e pranon këtë gjë, duke theksuar se së pari duhet formuar Komisioni Parlamentar hetimor për procesin e privatizimit të PTK-së, duke qenë se i gjithë ky proces ka qenë antiligjor.

Pikërisht kjo pikë edhe sot bëri që Kuvendi të mos mund ta zhvilloj seancën plenare, pasi opozita lëshoj seancën, pas insistimit të PDK-së që ta fus në rend dite votimin e raportit qeveritar.

Por, pas këtyre dështimeve dhe bllokadave të punës së Kuvendit, edhe partitë politike thonë se po rrezikojnë që të shkojnë në zgjedhje parlamentare të parakohshme, pasi nuk mund të vazhdohet puna e legjislativit në këtë mënyrë.

Megjithatë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se viti i ardhshëm është vit zgjedhor. Megjithatë, ai ka pohuar se të gjithë këto veprime janë në interes të procesit zgjedhor, duke theksuar se e kanë shumë të qartë se vitin e ardhshëm janë zgjedhjet parlamentare dhe pikërisht edhe ky proces është duke u penguar për këtë arsye për shkak të manipulimit me ndjenja të qytetarëve.

"Viti i ardhshëm është vit zgjedhor, nuk e besoj se është në interes as të subjekteve politike që po e bllokojnë punën. Është qëllim për të luajtur me ndjenjat e qytetarëve. PDK është e gatshme në çdo kohë t’i përgjigjet çdo kërkese dhe çdo vendim të parlamentit të Kosovës, PDK e ka respektuar dhe do ta respektojë më përpikëri”, ka thënë Grabovci, transmeton Kosovapress.

Ndërsa, në anën tjetër opozita mendon se duke i parë bllokadat që po bëhen në Kuvendin e Kosovës, atëherë nuk ka mbetur rrugë tjetër veç se të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare në mënyrë që të zhbllokohet puna e organit me të lartë ligjvënës.

Sekretari i Përgjithshëm, njëherësh shef i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se kjo që ata po bëjnë nuk ka të bëjë me dërgimin e vendin në zgjedhje, pasi ata po insistojnë në ligjshmëri, ndërsa PDK-ja për paligjshmëri.

"Ne lere që i fituam këto zgjedhje lokale, por edhe të tjerat kemi me i fituar nëse ndodhin, normalisht edhe për zgjedhjet parlamentare. Po ky qëndrim i yni nuk ka të bëjë me zgjedhje, nëse të tjerët tentojnë ta thonë këtë. Kjo nuk ka të bëjë me dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme. Këtë qëndrim e kemi sa kohë, me muaj të tërë e që fare s’ka qenë e caktuar as data për zgjedhjet lokale. Prandaj, nëse dikush dëshiron ta lidhe kësisoj që po bllokojmë institucionin e Kuvendit dhe po shkon në zgjedhje parlamentare, atëherë këtë po e bënë pozita. Nëse ata e kanë këtë vullnet dhe këtë dëshirë të shkojnë dhe të pësojnë edhe një goditje elektorale le ta bëjnë, është problem i tyre. Por ata që po e bllokojnë institucionin ligjvënës janë pozita dhe kjo është shumë e qartë”, ka thënë Beqiri.

Ndërsa, në anën tjetër, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, ka pohuar se Grupet Parlamentare duhet të gjejnë zgjidhje, e që sipas tij, një prej zgjidhjeve do të jetë që përkohësisht të lihen anash këto dy pika kontestuese në mënyrë që gjatë dy javëve, t’i kryejnë disa punë, disa raporte dhe disa ligje shumë të rëndësishme, pastaj të gjejnë metodë që Kuvendi të dal nga kjo situatë që është problematike.

"Kjo është një nga variantat, nëse kjo nuk vjen në shprehje, atëherë çk?! Mendoj se kjo legjislaturë, fatkeqësisht ka dështuar në shumë aspekte, për shkak të përbërjes e cila ekziston. Kosova ka nevojë jetike që ta ndryshoj kodin zgjedhor dhe zgjedhjet e reja duhet të shkojmë me kodin e ri zgjedhor. Unë shpresoj që të do të ketë zgjedhje të parakohshme që ta kryejmë sa më shpejt kodin zgjedhor për shkak se vazhdimi i kësaj legjislature, i kësaj mazhorance është tepër problematik për Kosovën. Mirëpo njëherë duhet t’i qesim prioritetet dhe të jemi të qartë, sepse nuk guxojmë të bëjmë veprime të cilat nuk janë serioze, për shkak se po shihet se edhe situata është serioze për shtetin dhe nuk është e lehtë”, ka thënë Gjini.

Megjithatë, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare shihet si shumë e vështirë, duke marr parasysh mos përfundimin e reformës zgjedhore, e cila është kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, para se vendi t’i zhvilloj këto zgjedhje, meqë në vitin 2010 pati vjedhje të madhe të votës, si pasoj e mungesës së reformave në ligjin për zgjedhjet.


Category: Lajme | Views: 430 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: