20:36 U dekoruan më të mirët | |
Manifestimi u mbajt më datë 09.11.2013, në Sallën Universale në Shkup. me kete rast u bë shpallja e shkollarëve të mesëm dhe studentëve më të dalluar të shkollave dhe universiteteve nga disa qytete te Maqedonisë. Përveç kësaj, u ndanë edhe çmimi "Hafizi më i ri i vitit” të cilin Forumi Rinor Islam e ndan tani më tre vite me radhë, dhe çmimi "Shkencëtari i ri i vitit” i cili sivjet u nda për të pestën herë në këtë manifestim. Çmimi i hafizit më të ri të vitit shkoi për hafizen trembëdhjetë vjeçare, Amra Ramadani nga fshati Studeniçan, ndërkaq si shkencëtar më i ri i vitit u dekorua Festim Halili, magjistër i Shkencave Kompjuterike. E veçanta e këtij manifestimi ishte performanca e artistit me famë botërore nga Britania e Madhe, Tom Hamza Robertson, i cili u paraqit me disa këngë të zgjedhura nga albumi i tij "Something About Life”. Pjesa artistike e manifestimit u pasurua edhe më tej me interpretimin e disa fragmenteve nga fjalimi lamtumirës i profetit Muhammed (paqa qoftë me të) nga aktori kosovar Ismet Azemaj. Ndërkaq, pika më emocionuese e këtij manifestimi, si çdoherë, ishte dekorimi i studentëve më të mirë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Universitetit të Shkupit, Universitetit Ballkanik, Universitetit FON dhe Universitetit të Evropës Juglindore. Traditë e këtij manifestimi është edhe dekorimi i personaliteteve me arritje e kontribute të veçanta, dekorime këto të cilat sivjet iu dhanë Prof. Dr. Alija Izetbegoviç dhe Mentaz Allajbegut. Përveç kësaj, Forumi Rinor Islam dekoroi edhe Televizionin KOHA për bashkëpunimin e suksesshëm shumëvjeçar. Manifestimi i Hixhrit është manifestimi më i madh me karakter kulturoro-fetar në territorin e Maqedonisë.
| |
|
| |
| Total comments: 0 | |
| Opoja Lajmë [28] |
| Lajme [19] |
| Sport [22] |
| Ekonomi [15] |
| Teknologji [18] |
| Shkencë [18] |
| Kulturë [20] |
| Shëndetësi [22] |
| Kuzhinë [20] |

Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
![]() | Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. |
![]() | Elementet e demokracisë në islam. |
![]() | Osmanet. |
![]() | |
![]() | Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Për të trembëdhjetën herë me radhë, Forumi Rinor Islam organizoi
manifestimin tradicional të Hixhrit me rastin e vitit të ri Islam, 1435.













