21:49 TURQI – 200 MILIARDË DOLLARË INVESTIME PUBLIKE NË 7 VITE | |
Ministri
i Zhvillimit Xhevdet Jëllmaz tha se në 7 vitet e fundit në të gjithë
Turqinë janë bërë 391 miliardë lira turke (200 miliardë dollarë)
investime publike.
E diel 14 Korrik 2013 0:58 Ministri i Zhvillimit Xhevdet Jëllmaz (Cevdet Yılmaz) tha se në 7 vitet e fundit në të gjithë Turqinë janë bërë 391 miliardë lira turke (200 miliardë dollarë) investime publike. "Në planifikimet që kemi bërë për periudhën e ardhshme parashikojmë që vetëm investimet publike të kapin shifrën e 430 miliardë lirave turke (220 miliardë dollarë)”, sqaroi ministri Jëllmaz. Këto deklarata për gazetarët Xhevdet Jëllmaz i bëri në aeroportin Elazığ, ku kishte ardhur për të shkuar në Bingol. Jëllmaz tha se në kuadër të Planit të 10-të 5-vjeçar të Zhvillimit investimet në Rajonin e Anadollit Lindor do të vazhdojnë edhe për 5 vitet e ardhshme. Bashkë me klimën e qetë që sundon për momentin në këtë rajon krahas investimeve publike kanë marrë një shtysë serioze edhe investimet e sektorit privat. Jëllmaz rikujtoi se aeroporti i ri i Bingöl-it, një vepër ku investohet prej shumë vitesh, do të hapet me ceremoni ku do të marrë pjesë edhe Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, duke shtuar se aeroportet janë investime të rëndësishme./trtalbanian/ | |
|
Total comments: 0 | |
Opoja Lajmë [28] |
Lajme [19] |
Sport [22] |
Ekonomi [15] |
Teknologji [18] |
Shkencë [18] |
Kulturë [20] |
Shëndetësi [22] |
Kuzhinë [20] |
Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. | |
Elementet e demokracisë në islam. | |
Osmanet. | |
Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com