Main » 2013 » Korrik » 8 » Tregu i teknologjisë së lartë me çmime të ulëta
19:50
Tregu i teknologjisë së lartë me çmime të ulëta

artikujiPhone-ët janë bërë një simbol statusi në pjesën më të madhe të botës në zhvillim. Por çmimet e smartfonëve dhe formave të tjera elektronike, po bien ndërsa prodhimet kineze me çmim të ulët përhapen në tregjet e vendeve, ku këto mjete elektronike shiten zakonisht me çmime të larta. Ralph Jennings njofton për Zërin e Amerikës pas skenës së një ekspozite të madhe vjetore të teknologjisë në Taipei.

 Smartfonët si iPhone, Blackberry dhe seria Galaxy e Samsungut janë shitur mirë për vite me radhë në tregjet e vendeve të zhvilluara dhe 875 milion pajisje të tjera pritet të hidhen në treg këtë vit.

 Konsumatorët në vendet e zhvilluara mund të paguajnë më shumë se 500 dollarë për një pajisje me prekje ekrani. Por çmimet po bien, ndërsa shtohet furnizimi i tregjeve botërore me pajisje të tilla, duke motivuar prodhues të rinj që të provojnë tregjet. Kjo prirje pasohet me një qasje më të lehtë për konsumatorët në vendet në zhvillim.

Firma e studimit të tregut në Silicon Valley, IHS iSuppli parashikon që furnizimet me smartfonë të lirë do të arrijnë në 559 milion deri në vitin 2016, më shumë se dyfishi i vitit të kaluar. Këto pajisje të lira, që prodhohen kryesisht në Kinë, ka më shumë mundësi të vërshojnë tregjet më të afërta si India dhe Indonezia.

Konsumatorët në Taivan do të provojnë smartfonët më të fundit dhe tabelat javën e ardhshme. Smartfonët mjaft të mëdhenj që të duken si tabela, për shembull, dhe tabela mjaft të vogla për të konkuruar me smartfonët parashikohet të dalin së shpejti në ekspozitën e teknologjisë Computex në Taipei. Computex është një prej ekspozitave më të mëdha vjetore të teknologjisë në botë dhe do të bashkojë të paktën 1,700 pjesëmarrës deri në ditën e fundit të ekspozitës më 8 qershor.

Disa analistë thonë se prodhuesit e pajisjeve të cilësisë së lartë, si për shembull Apple, më në fund do të prodhojnë pajisje më të lira për të konkuruar në tregjet me çmime më të ulëta. Zyrtarë të kompanisë Apple thonë se kjo kompani duhet të hedhë në treg një iPad të vogël brënda 3 vjetësh për qindra miliona përdorues.

Apple shet aktualisht një mini iPad për 329 dollarë, krahasuar me rreth 400 dollarë për një iPad 2 më të madh.


Category: Shkencë | Views: 360 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: