17:44 Të njohim xhamitë tona: Xhamia e Et'hem Beut | |
Mulla Beu, i cili hodhi themelet e kësaj faltoreje, arriti të mbarojë dhe cepat e kubesë së kësaj xhamie. I ndjeri, nuk mundi të perjetonte zbukurimet dhe pikturimet në këtë xhami, pasi nderroi jetë më 1807. Falë Allahut (s.w.t.), i biri i Mullait, Haxhi Et hem Beu, i pasur me dije dhe pozitë, arriti të plotësojë minaren e xhamisë. Ai bëri dekorimin me piktura të xhamisë, ndërtoi tavanin e portrikun, dhe kështu mundi të përfundoje xhaminë më 1830-1831. Që pas kësaj kohe, ezani filloi të dëgjohej nga kjo xhami, 5 herë në ditë. Për arkitekin e kësaj xhamie nuk ka të dhëna, por për anën e pikturimit të xhamisë, mes popullit të Tiranës flitet se kanë qenë 2 qytetarë intelektualë të Tiranës, të quajtur Mulla Isuf Zorba dhe Mulla Halim Bulku. Një veçori e kësaj xhamie është futja e elementit të natyrës në dekoratimin e xhamisë. Salla e xhamisë është e ndarë në kate, në të cilat gjejmë natyra të qeta, të cilat ngjiten deri në kube. Kubeja e xhamisë me një pamje madhështore është e zbukuruar me "Ajetul Kursinë", shkruar në formë spirale, ndërsa në fund të kubesë janë shkruar të 99-të emrat e Allahut (s.w.t.). Xhamia përmban 18 dritare, ka një mimber të madh prej druri. Në xhami gjithashtu gjendet dhe pjesa në të cilën falen gratë. | |
|
| |
| Total comments: 0 | |
| Opoja Lajmë [28] |
| Lajme [19] |
| Sport [22] |
| Ekonomi [15] |
| Teknologji [18] |
| Shkencë [18] |
| Kulturë [20] |
| Shëndetësi [22] |
| Kuzhinë [20] |

Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
![]() | Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. |
![]() | Elementet e demokracisë në islam. |
![]() | Osmanet. |
![]() | |
![]() | Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Xhamia e Et'hem Beut në Tiranë është një xhami e ndërtuar nga Mulla
Beu nga Petrela, rreth fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë. Mbi derën e
parë të xhamisë edhe sot e kësaj dite gjendet një rrasë, në të cilën
vërtetohet që kjo xhami u ndërtua nga Mulla Beu, një njëri i pasur
tiranas, i cili me qëllim bamirësie i hodhi themelet e para të kësaj
Xhamie me 1791.












