Main » 2013 » Nentor » 5 » Të mirat e ftoit
10:49
Të mirat e ftoit

artikujFtoi ndikon në bark si astringent (tkurës).

Parandalon gjakderdhjen e tepërt gjatë pastrimit mujor.Ngrënia e ftoit pas ushqimit pushon barkun,

Shurupi nga ftoi është i mirë kundër kollitjes dhe dhembjeve në fyt.Ajka nga ftoi i freskon damarët dhe forcon barkun.


Enesi transmeton hadithin:

"Hani ftoin në bark të zbrazët" Talha transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Sepse vërtetë ai e qetëson zemrën".

Transmeton Ibn Maxhe.

Ibn Maxhe po ashtu e transmeton hadithin:

"Hani ftoin, sepse, ai e qetëson zemrën, kurse All-llahu, subhanehu ve teala, nuk ka dërguar pejgamberë, e të mos i kishte dhënë të hajë ftua të Xhennetit, sepse ai i ka dhënë fuqi së paku të dyzet njerëzve".

Nga i njëjti transmetues është edhe ky hadith: "Le të hanë ftonj gratë e juaja shtatëzënë, sepse vërtet ato e bëjnë zemrën më të butë dhe të mirë".Kur thuhet, e bëjnë zemrën më të butë' ka për qëllim se ftoi në zemër futë butësi dhe mirësi.

Ftoi është një frut i shijshëm, por jo shume i përdorur. Megjithatë ai është plot vitamina dhe sjell shume te mira tek organizmi.

Karakteristika kryesore e ftoit është mungesa e fibrave ne krahasim me frutat e tjerë. Efektet energjetike dhe tonifikuese te tij janë te nevojshme për florin e zorrëve. Ai lufton diarrenë dhe ul sasinë e kolesterolit ne gjak.

Tanina dhe pektina e tij përdoren për te luftuar sëmundjet kardio-vaskulare, kancerin, diabetin, por edhe obezitetin.

Paralelisht me ketë, ftoi përmban edhe shume vitamina. Ndërmjet tyre mund te përmendim vitaminën A, B1, B2 dhe PP.

Edhe pse përmban vetëm 15mg/100gr vitamine C ky frut zë një vend te mire kundrejt frutave te tjerë. Duhet ta dini se pjekja e tij heq një pjese te kësaj vitamine.

Ftoi gjithashtu përmban edhe kripëra minerale, magnez (8mg/100gr), fosfor (17mg/100gr), bakër (0,13mg/100gr ), kalcium (11mg/100gr) dhe kalium (197mg/100gr).

Duke qene edhe qetësues, konsumimi i tij i jep force dhe tonalitet organizmit.

P.s.Por mos e konsumo në sasi të madhe shkakton kolikë (shtërngim barku)

Pregaditi: Abdullah Çallaku


Category: Shëndetësi | Views: 535 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: