Main » 2013 » Gusht » 7 » Shporta e Ramazanit- një buzëqeshje për të varfërit
22:51
Shporta e Ramazanit- një buzëqeshje për të varfërit

artikujAktiviteti humanitar 'Shporta e Ramazanit' në Tetovë ësthë duke u realizuar me sukses dhe pa pengesa, duke mbledhur pako të cilat dhurohen në familjet e varfanjakëve, jetimëve, personat me nevoja të veçanta dhe rastet e rënda sociale.

Që nga fillimi i muajit të bekuar të Ramazanit deri dje në tendat e 'Shportës së Ramazanit' që ndodhen në supermarketet Ramstore në qendër të qytetit dhe afër shkollës së mesme medicinale janë tubuar gjithësej 1064 shporta, ndërsa aktivistët e Forumit Rinor Islam në Tetovë bëjnë thirrje te qytetarët që qëndrojnë mirë financiarisht të dhurojnë më tepër shporta, pasi numri i të varfërve që kërkojnë 'Shportat e Ramazanit' është shumë më i madh. "Ne apelojmë në vazhdimsi që tetovarët ta tregojnë humanitetin dhe solidaritetin e tyre duke kontribuar në Shportën e Ramazanit tek tendat e Forumit Rinor Islam, me qëllim që këtë vit të shënojmë numër më të madh të shportave të mbledhura se në vitet tjera. Në këtë mënyrë do të arrijmë të mbushim më tepër sofra të nevojtarëve gjatë Muajit të Ramazanit" tha Fisnik Shabani, kryetar i Forumit Rinor Islam, dega në Tetovë.

Shpërndarja e 'Shportës së Ramazanit' është bërë në tre rajone duke përfshirë një numër më të madh të vendbanimeve dhe fshatrave. Poashtu 40 pako janë shpërndarë edhe te Organizata për Persona me Nevoja të veçanta 'Hendikep' të cilët më pas këto pako i kanë dorëzuar te personat e kësaj kategorie që janë të regjistruar në këtë organizatë. "Deri më tani kemi përfshirë tre rajone në të cilët kemi shpërndarë më shumë se 600 pako të 'Shportës së Ramazanit'. Fillimisht kemi përfshirë të gjitha fshatrat e rajonit të Dërvenit, më pas qytetin e Tetovës dhe fshatrat nga Drenoveci deri në Sllatinë, ndërsa para dy ditësh kemi shpërndarë pako në fshatrat e Malësisë të Tetovës" tha Fisnik Shabani.

Shpërndarja e rradhës do të bëhet gjatë javës së ardhshme dhe do të përfshihen rajonet tjera të rrethinës së Tetovës.

Shporta e Ramazanit organizohet për të katërtën herë në Tetovë, dhe është aktiviteti më i madh humanitar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Një pako e 'Shportës të Ramazanit' kushton 300 denarë dhe përmbanë artikuj ushqimor për të begatuar tryezën e një familjeje.

Category: Kulturë | Views: 246 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: