Main » 2013 » Nentor » 5 » Risi të shumta në Google+
10:56
Risi të shumta në Google+

artikujGoogle ka prezantuar 18 karakteristika të reja në rrjetin e saj social Google+, duke përfshirë edhe përditësimet e shumta në shërbimin e njohur të komunikimit Hangouts dhe mjete të reja shtesë për përdoruesit të cilët shfrytëzojnë faqen për fotografi. Të rejat tjera do të zbulohen në "ditët e ardhshme," thuhet sipas zëdhënësit të kompanisë.


Google gjithashtu publikoi disa shifra të reja dhe interesante për përdoruesit e Google, duke konfirmuar se rrjeti i saj social tashmë ka 540 milionë përdorues aktivë, në qoftë se numërohen edhe qasjet përmes Gmail.

Në anën e fotografive, Google+ vazhdon ta pozicionojë veten si platforma më e mirë sociale për përdoruesit të cilët kujdesen për fotografitë e tyre. Një mjet i ri i quajtur Auto Awesome Erase, heq njerëzit ose objektet tjera nga fotot tuaja. Nëse ju shkrepni një fotografi në rrugë me shokët tuaj, dhe në të ka edhe njerëz të huaj në prapavijë me funksionin e ri ata mund të fshihen automatikisht.

Google tani e ka bërë më të lehtë për përdoruesit të kërkojnë fotografi në rrjetin social, pasi që faqja tani ka shtuar më shumë se 1.000 terma të ri kërkimi të cilat algoritmi i Google Image i identifikon automatikisht, dhe pas kërkimit të përdoruesve, motori i kërkimit të fotografive brenda Google+ gjen fotot përkatëse edhe në qoftë se ato nuk janë të etiketuara.

Google+ gjithashtu do të mbështesë edhe ngarkimet e fotografive në të gjitha madhësitë dhe rezolucionet, kështu që përdoruesit nuk duhet të kompromentojë cilësinë e fotografive të tyre për t’i ngarkuar ato në rrjetin e tyre social, tha Gundotra


Google ka thënë se të gjitha këto përditësime së shpejti do të jenë në dispozicion për përdoruesit, dhe se do t’i njoftojë ata se kur këto risi do të shfaqen në Play Store.

Category: Teknologji | Views: 467 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: