03:15 Prizreni, qytet i lashtë me trashëgimi të pasur kulturore | |
Prizreni ka 24 lokalitete arkeologjike, 39 objekte kulti të krishtera, 46 objekte sakrale islame, dhe mbi 74 objekte me tipare të theksuara të arkitekturës folklorike. Hamami i Gazi Mehmet Pashës, Ura e Vjetër e Gurit, Kalaja që ngrihet mbi qytet, Manastiri i Krye-engjëjve, Kisha e Shën Shpëtimtarit janë disa pjesë të trashëgimisë së kulturës materiale, që mund t’i hasim në qytetin e Prizrenit. Në Muzeun Arkeologjik, i cili është i vendosur në Kullën e Sahatit dhe në galeritë e Hamamit të Ahmet Shemsedin Beut, janë të ekspozuara 790 njësi arkeologjike. Muzeu Arkeologjik mund të bëhet vendi më i vizituar i qytetit me një menaxhim të arsyeshëm dhe transparent. Dy vendet kryesore që veçohen në Prizren janë Kalaja dhe objekti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kalaja, fortifikatë e periudhës e periudhës ilire-dardane, më pas romake, bizantine, sllave, turke e cila gjallëroi deri më 1915, kur u shkatërruar nga bullgarët gjatë Luftës së Parë Botërore. Lidhja Shqiptare e Prizreni është vendi ku tregohet për rolin e qytetit në historinë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Aty u organizuan shqiptarët dhe bënë përpjekje për mbrojtjen e integritetit territorial dhe kombëtar. Po ashtu, ky qytet është dalluar si qendër vilajeti gjatë administrimit të Perandorisë Osmane. Në këtë kohë, Prizreni u ngrit edhe në aspektin e zejtarisë, sidomos të përpunimit të metaleve fisnike. Prodhimet shiteshin jo vetëm brenda Perandorisë Osmane, por edhe në të gjithë Evropën. Prizreni po ashtu shquhet edhe për trashëgimi të tjera si: briskaxhinjë, dyfekçinjsh, plisabërës. Riaktivizimi dhe mbrojtja e këtyre veprimtarive do të bënte që qyteti i Prizrenit të ketë bashkëpunim kulturor dhe ekonomik me qytetet e tjera të Ballkani, Evropës Juglindore dhe më gjerë. Festim Rizanaj | |
|
Total comments: 0 | |
Opoja Lajmë [28] |
Lajme [19] |
Sport [22] |
Ekonomi [15] |
Teknologji [18] |
Shkencë [18] |
Kulturë [20] |
Shëndetësi [22] |
Kuzhinë [20] |

Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
![]() | Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. |
![]() | Elementet e demokracisë në islam. |
![]() | Osmanet. |
![]() | |
![]() | Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |


Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com