Main » 2013 » Nentor » 21 » Presidentja s’i ka dhënë 10 mijë eurot e premtuara për Restelicen
02:38
Presidentja s’i ka dhënë 10 mijë eurot e premtuara për Restelicen
Dragash, 21 Nentorë 2013,. -Të mbijetuarës së vetme të fatkeqësisë së Restelicës, Amsera Reka, i ishin dhënë shumë premtime. Shtëpi, troje e para, ishin disa nga ato të institucioneve. Atë kohë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, kishte deklaruar se do të ndante 10 mijë euro për familjet e përfshira në këtë fatkeqësi, por këto para Presidenca kurrë nuk i dha.


"Presidenca ndanë 10 mijë euro nga fondi i Zyrës së presidentes për të ndihmuar adresimin e nevojave emergjente për familjet e goditura në fshatin Restelicë”, që thënë në deklaratën e lëshuara të Presidencës më datë 12.02.2012, në ditën kur kishte ndodhur tragjedia.

Familjari kujdestar i Amseres është gjyshi Kamber Pali. Ai ka thënë se Amsera ende asgjë nuk ka marre nga Presidenca e as nga të tjerët që kishin premtuar.

Sekretari i Zyrës së Presidencës, Fahri Breznica, ka pranuar se këto të holla nuk u janë dhënë fëmijëve të Restelicës, por ka thënë se përgjegjës për vonesën nuk është presidenca.

"Zyra e presidencës ka kontaktuar me zyrtarët kompetent të Komunës së Dragashit. Madje, një delegacion i Zyrës së presidencës ka qenë në Kuvendin Komunal të Dragashit për të adresuar këtë çështje, respektivisht për të parë nëse ka një këshill dhe një fond të krijuar për këtë rast, të cilit do të mund ti alokoheshin mjetet e premtuara”, tha Breznica.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Dragashit, Selim Jonuzi ka thënë se mund të fletë vetëm për premtimet e komunës, jo edhe të institucioneve tjera.

Përveç presidentes, edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kishte premtuar se Amseres do ti ndërtonte një shtëpi. Mirëpo, gjyshi i Amseres ka thënë se asgjë nuk është bërë në këtë drejtim, shkruan më gjerësisht sot Koha Ditore.
Category: Opoja Lajmë | Views: 599 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 3
Publikues: 3
Perdorues: 0
Total Vizitorë: