Main » 2013 » Tetor » 20 » Prejardhja e Tokës dhe sistemit Diellor
02:45
Prejardhja e Tokës dhe sistemit Diellor

artikujShkruar nga: Mr.sc Artan Mehmeti

Krijimi dhe zgjerimi i Universit

Në ajetin e mëposhtëm, përshkruhet origjina e universit. Zoti xh.sh për këtë fakt në Kuran thotë:

" Ai (All-llahu) është që krijo (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën (e duke qenë i tillë)… (Enam 101)”

Ideja në fjalë për një univers të pafund në çdo periudhë ka qenë e lidhur fort me ateizmin. Nuk është e vështirë për ta kuptuar pse? Sepse ekzistenca e një zanafille për universin flet për krijimin e tij nga Zoti dhe e vetmja rrugë për t’iu kundërvënë kësaj ishte dalja në skenë me pretendimin se universi ka ekzistuar gjithmonë. Një nga ata, të cilët e përvetësuan me këmbëngulje këtë ideologji ishte "Xhorxh Policer”, i cili me librat që shkroi në shekullin e 20 – të u bë një mbrojtës i njohur i materializmit dhe marksizmit. Në librin e tij me titull: "Parimet themelore të filozofisë”, Policer duke u  bazuar në modelin e "universit të përhershëm” i del kundra (krijimit) në këtë mënyrë:

"Universi është diçka e pakrijuar. Në qoftë se do të ishte e kundërta, atëherë duhet të jetë i  krijuar nga Zoti në një çast të vetëm dhe duhet të jetë krijuar nga asgjëja, pra, mosekzistenca. Për të pranuar krijimin, para së gjithash duhet të pranojmë, idenë e një çasti kur universi akoma nuk ekzistonte, dhe më pas çdo gjë u krijua nga hiçi. Kjo është diçka që shkenca nuk mund ta pranojë”. [1]

Policer ishte kundra krijimit, duke mbrojtur idenë e pafundësisë së universit, mendonte se shkenca përparonte në anën e tij. Në fakt shkenca pa kaluar shumë kohë demonstroi me të  vërtetë se universi ka një fillim. Dhe ashtu siç e kishte deklaruar Policeri vetë, nëse ka një krijim atëherë duhet të ketë gjithashtu një Krijues. [2]

Njëra nga teoritë më e përhapur dhe më e besuar nga astronomët për krijimit e universit është teoria Big Bang – ut  (Shpërthimi i Madh).

Siç shihet qartë në vazhdim, teoria Big Bang – ut (Shpërthimit të Madh) e ka vërtetuar se gjithësia është krijuar nga asgjëja.

Modeli i Big Bengut ishte një rezultat i natyrshëm i relativitetit të përgjithshëm të Ajnshtajnit, i cili aplikohet për një univers homogjen. Megjithatë, në vitin 1917, ideja se universi po zgjerohej ishte menduar të jetë absurde. "Einstein” shpiku konstanten kozmologjike, si një term në teorinë e tij, të relativitetit të përgjithshëm e cila lë të kuptohet se universi është statik.[3]

Vitet e 20 – ta, do të ishin shumë të rëndësishme për zhvillimin e astronomisë moderne. Në vitin 1922 fizikanit rus Aleksandër Fridman arriti të përllogarisë se sipas Teorisë së Relativitetit të Ajnshtajnit, struktura e universit nuk ishte statike (e palëvizshme) dhe do të ishte e mjaftueshme edhe një impuls i vogël të shkaktonte zgjerim apo tkurrje (të saj). I pari person që arriti të tregojë rëndësinë e zgjidhjes së Fridmanit, ishte astronomi belg "Xhorxh Lëmetrë”. I bazuar në këto kalkulime, Lëmetrë deklaroi se universi kishte një fillim dhe që prej asaj zanafille vazhdon në mënyrë konseguente të zgjerohet. Përveç kësaj bëri të ditur se do të arrihej të llogaritej edhe masa e mbetur e rrezatimit që prej kësaj pikënisjeje.[4]

 Më vitin 1929, në Observatorin e Kalifornia Mount Vilson, një astronom amerikan i quajtur "Edvin Habl” bëri njërën prej zbulimeve më të mëdha në historinë e astronomisë. Derisa vrojtonte yjet me një teleskop gjigand, ai zbuloi se drita që vinte prej tyre zhvendosej në drejtim të skajit të kuq të spektrit dhe se kjo zhvendosje ishte më e shprehur sa më i largët ishte ylli prej tokës. Ky zbulim kishte një efekt elektrizues në botën e shkencës, sepse sipas rregullave të pranuara të fizikës, spektrat e rrezeve të dritës që lëvizin në drejtim të kundërt në raport me pikën e vrojtimit, anojnë kah ngjyra e kuqe. Kjo nënkuptonte se ata vazhdimisht largoheshin prej nesh.[5] 

Së shpejti, Habëll bëri edhe një zbulim tjetër shumë të rëndësishëm: Yjet dhe galaktikat largoheshin jo vetëm prej nesh, por edhe prej njëra – tjetrës. I vetmi përfundim që mund të nxjerrjej prej një gjithësie ku gjithçka largohet prej çdo gjëje tjetër është se gjithësia "Zgjerohet " vazhdimisht.[6]

Llogaritjet treguan se kjo” pikë e vetme” që strehoi tërë materien e gjithësisë do të duhej të kishte” vëllim zero” dhe " dendësi të pakufishme”. Gjithësia kishte zënë fill prej shpërthimit të kësaj pike të vetme me vëllim zero. Ky shpërthim madhështor që shënoi fillimin e gjithësisë u emërua " Shpërthim i Madh” (Big Bengu ) dhe teoria filloi të quhej ashtu.[7]

Big Bang (Shpërthimi i Madh), është modeli kozmologjik i kushteve fillestare dhe të mëtejshme të zhvillimit të Universit që mbështetet nga shpjegimet më të sakta dhe më të hollësishme, të nxjerra nga provat shkencore dhe vëzhgimet e tashme. Sipas kozmologëve, termi Big Bang përgjithësisht lidhet me idenë se Universi është zgjeruar prej një gjendjeje fillestare të nxehtë dhe të dendur në një kohë të caktuar në të kaluarën (matjet më sakta të disponuar në vitin 2009 sugjerojnë se kjo gjendje u ndesh 13.3 deri 13.9 miliard vjet më pare), dhe vazhdon të zgjerohet edhe sot.[8]

Zgjerimi i gjithësisë nënkuptonte se po të mund të lëvizte gjithësia mbrapshtë në kohë, do të vërtetohej që gjithësia kishte zënë fill nga një pikë e vetme. [9]

Teoria e inflacionit, e cila u propozua nga "Alan Guth”, e forcon edhe më shumë teorinë e Big Beng – ut. Teoria e tij ishte se gjithësia u zgjerua shumë shpejtë në fillim të jetës së tij. Guth e vlerëson shkallen e zgjerimit si një rritje në madhësinë e 1050 në 1032 në sekondë, kurse "Land” e vlerëson shkallen e zgjerimit si një rritje në madhësinë 101,000,000[10]

sistemi

Sipas modelit të Shpërthimit të Madh, Universi u zgjerua prej një gjendjeje tmerrësisht të dendur dhe të nxehtë e cila vazhdon të zgjerohet edhe sot.

Zoti xh.sh për zgjerimin e universit na ka treguar në në Kuran para 14 – të shekujve ku thotë:

 

"Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. (Dharijat 47)”

 

Fjala "qiell” e përmendur në ajetin e mësipërm është përdorur në vende të ndryshme në Kuran. Ajo nënkupton hapësirën dhe një univers në zgjerim. Këtu, përsëri, fjala është përdorur në këtë kuptim, duke shpallur se gjithësia "zgjerohet”. Fjala arabe "musi’una” në shprehjen "inna lemusi’una”, e përkthyer "jemi Ne që e zgjerojmë atë”, vjen nga folja "evse’e”, që do të thotë "zgjeroj”. Parashtesa "le”, thekson emrin apo titullin që pason dhe shton kuptimin "në një shkallë të madhe”. Ky është vetë përfundimi që shkenca ka arritur sot.[11]

 

 Qiejt e toka ishin të ngjitura dhe u formuan nga e njëjta materie

 

Shkencëtaret praktikisht kanë vërtetuar se Toka dhe qiejt kanë qenë të bashkuar dhe pastaj Toka është ndarë nga qiejt.

Zoti xh.sh. në Kuran për prejardhjen e Tokës thotë:

 "A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja,… (Enbija 30)”

Kurani  famë lartë e tregon shumë qartë se Toka dhe planetët bashkë më Diellin kanë qenë të bashkuar dhe më pas ato janë ndarë. Më poshtë do ti japim disa teori mbi prejardhjen dhe krijimin e planetëve për ti shikuar se kur mendja e njeriut ka arritur ti kuptoj krijimin dhe prejardhjen e planetëve?, çfarë metoda kanë përdorur për këto zbulime? Dhe cili prej këtyre shkencëtarëve ka arritur të jetë më afër të vërtetës e cila argumentohet edhe në Kuran?

Problemi i prejardhjes së Tokës lidhet ngushtë me problemin e prejardhjes së sistemit diellor në tersi, për të cilën janë propozuar rreth 100 hipoteza të ndryshme. Nga grupi i këtyre hipotezave e lidh formimin e planetëve të Sistemit Diellor me katastrofën kozmike. Kështu në shekullin XX u përhap hipoteza se planetët janë formuar nga materia e shkëputur prej Diellit gjatë kalimit pran tij të një ylli të madh. Hipoteza e këtij grupi në përgjithësi nuk kanë gjetur përkrahje të gjerë, pasi mbështetën në rastësinë. Ato shohin formimin e Sistemit Diellor si një ngjarje të jashtëzakonshme e ndoshta të vetme, rrjedhojë e ndërhyrjes së forcave të jashtë këtij sistemi.[12]

Ekzistojnë shumë teori bashkëkohore për formimin e planetëve mjafton ti cekim këto: teoria e Shmitit, e Vejskerit, e Kupenit, e Kameranit, e Hajlit etj. Teoria e Shmitit bazohet në hipotezën e kapjes. Sipas tij….[13]

sistemi1

Një yll i ri duke u formuar nga reja e gazit dhe pluhurit (nebula), e cila është një nga mbetjet e ‘tymit’ i cili ka qenë zanafilla e gjithë universit.

Si hipotezë e par kozmografike mund të merret hipoteza e "Byfonit” paraqitur më 1749. Kjo hipotezë thirret në ndihmë rezultatet e shkencës së renesancës. Ai mendon një ndeshje të hershme të Diellit me një komet të madhe. Nga materia e hedhur nga kjo ndeshje, Byfoni e sheh formimin e planetëve.[14]

Grupi tjetër i hipotezave e lidh formimin e Sistemit Diellor me evolucionin e një mjegullnaje fillestare, me diferencimin e saj në saje të energjisë së vetë të brendshme.[15]

Si përkrahje e parë për ta shpjeguar formimin e Sistemit Diellor nga kjo pikëpamje është hipoteza e "Kantit”, e pasuar nga ajo e "Laplastit” (në shekullin XVIII), të cilat për ngjashmërinë e tyre njihet më të njëjtin emër, "hipoteza e Kant – Laplastit”. Sipas kësaj hipoteze  Sistemi Diellor është formuar nga një mjegullnajë e gaztë e zjarrtë, e cila rrotullohej rreth boshtit e që për këtë shkak ngjishej. Më kalimin e kohës, ajo u shtyp në pole dhe u zgjerua në ekuator nga ku në saje të forcës qendërikëse (që është më e madhe se forca e rëndesës për shkak të rritjes së shpejtësisë nga ngjeshja), u shkëputën unaza të gazta, nga dendësimi i të cilave u formuan planetët. Në të njëjtën mënyrë u formuan satelitet pran planetëve. Planetët, që fillimisht kanë qenë të gazta e të nxehtë, duke u ftohur gradualisht, janë kthyer në gjendje të lëngët të zjarr dhe më tej në pjesën sipërfaqësore të tyre është formuar një kore e ngurtë, e rrudhosur për shkak të ftohjes.[16]

Hipoteza e "I Kantit” e paraqitur më 1755, më tepër ka karakter filozofik se sa fizik. Kanti fillimin e sistemit diellor e mendon nga masa e nxehte dhe e rrallë, i cili nga veprimi gravitacjonal është ngjeshur dhe ka filluar të rrotullohet shpejtë e më shpejtë. Nga ky rrotullim ai mendon se janë ndarë unazat prej të cilës më vonë janë formuar planetët.[17]

Trajtimin matematik të teorisë së Kantit ja dha "P. S Laplasi”, më 1976, i cili të përbashkët më atë të Kantit ka para – mjegullën e gaztë, por të atillë veç gjendje në gjendje rrotullimi të ngadalshëm. Duke u ftohur sfera e gaztë tkurret dhe zmadhon shpejtësinë këndore. Nga ky rrotullim ajo kalon në disk me ekuator tepër të zgjeruar nga i cili brez një nga një ndahen unazat e materies. Këto unaza kondensohen planetë. Kjo "lëvizje” gjatë disa milion vitesh u përsërit nëntë herë, prandaj Sistemi Diellor ka nëntë planetë.[18]

sistemi2

Nebula Laguna është një re e gazit dhe pluhurit rreth 60 vite drite në diametër. Është ngacmuar nga rrezatimi ultraviolet i yjeve të nxehtë që janë formuar rishtas brenda korpusit të saj.

Sot formimi i Sistemit Diellor shihet nga pikëpamjet e lindjes dhe evolucionit të yjeve. Duke u bazuar duke u bazuar në këtë proces pranohet se Dielli dhe planetët tjera që e rrethojnë janë formuar nga e njëjta mjegullnajë gazo – pluhur, si rrjedhim i grumbullimit të pluhurit dhe copave të tjera më të mëdha (të tipit të meteorëve) rreth disa qendrave të caktuara, që kanë shërbyer si embrion të Diellit, të planetëve dhe satelitëve. Fillimisht mjegullina nuk kishte ndonjë formë të caktuar, për shkak të rrotullimit u ngjesh dhe u shendua në një disk rrotullues në të cilën rreth 90 % e masë ishte e përqendruar në qendër. Fusha magnetike e mjegullës (në gjithësi vrehen fusha magnetike të shtrira në hapësira të mëdha), ka bërë që pjesa qendrore e diskut të frenohet, kurse pjesa tjetër e tij të përshpejtoj dhe të shkëputet prej saj.[19]

Në pjesën qendrore, për shkak të nxehjes nga ngjeshja, lënda fillon të lëshoj energji dhe u formua protodielli (Dielli fillestar), i cili me rritjen e temperaturës deri në dhjetëra miliona gradë u shndërrua në Diell në saje të reaksioneve termobërthamore të kalimit të hidrogjenit në helium.[20]

Në pjesën e jashtme të diskut, për shkak të lëvizjes së çrregullt të copave ato ndeshin njëra tjetrën dhe copat më masë më të mëdha tërheqin ato më masë më të vogël kjo bëri të mundur formimin e protoplanetëve, të cilat lëvizin në atë drejtim që lëvizin sot planetët (lëvizja e disa planetëve dhe sateliteve në drejtim të kundërt me drejtimin e përgjithshëm të lëvizjes që vrehet në Sistemin Diellor, konsiderohet si shmangie për shkak të kushteve lokale). Me kohë protoplanetët u zmadhuan edhe më nga rënia dhe bashkimi i copave bëhej më shpejtësi të madhe por më zmadhimin e protoplanetëve "reja”e copave rrallohej vazhdimisht deri sa erdhi në kushtet e sotme, kur copat që bien në planetët (në trajtë meteorësh), janë shumë të pakta. Në mënyrë të ngjashme, krahas planetëve, u formuan satelitet, duke pasur një masë më të vogël, mbeten në fushën e ndikimit të trupave më të mëdhenj (planetëve) që ndodheshin pran tyre. Asteroidet sikurse edhe unazat që rrethojnë planetët e mëdhenj, konsiderohen si mbeturina të "resë” së copave që nuk kanë marr pjesë në planetformim.[21]

Këto ishin disa pikëpamje të sotme për formimin e Tokës dhe të Sistemit Diellor. Krahas tyre ekzistojnë edhe pikëpamje të tjera të diskutueshme, siç është "ideja e shpërthimit të madh” etj.[22]

Këto teori që e cekëm më lartë mbi formimin e planetëve nga e njëjta materie mjegullnajë gazo – pluhurore është cekur edhe në Kuran. Zoti xh.sh. në Kuran thotë:

"Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë),… (Fusilet 11)”

Nëse njeriu e ka të vështirë që ta paramendojë Tokën pjesë të qiejve, Allahu xh.sh, këtë të vërtetë mbi gjithësinë, njerëzve ua ka transmetuar përmes njeriut të pashkolluar, i cili nuk dinte as të lexojë e as të shkruajë ende para katërmbëdhjetë shekujve, kur i është shpallur Kurani.[23]

[1] HARUN JAHJA, KRIJIMI I UNIVERSIT, (Përkthimi: Ahmet Gjinishi), Tiranë 2002, faq. 16 – 17

[2] Po aty, faq. 17

[3] http://map.gsfc.nasa.gov/universe/WMAP_Universe.pdf

[4] HARUN JAHJA, KRIJIMI I UNIVERSIT faq. 17

[5] http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=1341 (Shkruar nga: E. Velija)

[6] Po aty

[7] Po aty

[8] http://sq.wikipedia.org/wiki/Big_Bang

[9] http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=1341 (Shkruar nga: E. Velija)

[10] Ross Amans, Dan Ragland, Origin of the Universe Theories, A look at current theories for the origin of the universe and methods used to validate these theories, Complexity and the Universe II, PH 367U, Spring 2001, faq. 12

[11] HARUN JAHJA, MREKULLITË E KURANIT (Përkthimi: Dritan Senja), Qëshor 2010, faq. 14

[12] KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA E PËRGJITHSHME, Tiranë 1996, faq.. 16/1

[13] Po aty, faq. 145

[14] Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA për klasën e IV të shkollave të mesme, Prishtinë 1994, faq. 144

[15] KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA faq. 16/1

[16] Po aty, faq. 17

[17] Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA faq. 144

[18] Po aty, faq. 144

[19] KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA faq. 17

[20] Po aty, faq. 17

[21] Po aty, faq. 17 – 18

[22] Po aty, faq. 18

[23] Dr. ABDUL – MEXHID EZ ZINDANI, NJËSHMËRIA E KRIJUSIT, Prishtinë 2000, faq. 412

Category: Shkencë | Views: 872 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: