10:51 Pas 75 vjetësh, bashkohet familja kosovare në Turqi | |
Një kosovar i ka gjetur të afërmit e tij që i kishin humbur shumë kohë më parë në provincën anadolliane Yozgat, pasi daja i tij kishte ikur nga Kosova për në Turqi në kërkim të një të ardhmeje më të mirë në vitin 1938. Hajredin Bojaxhiu, 55-vjeç, nga Prizreni, e ka gjetur dajën e tij, duke e plotësuar kështu edhe dëshirën e fundit të nënës së tij të ndjerë. Nesip Uslu, daja i Hajredinit, kishte shkuar në Turqi në vitin 1938 në moshën 19-vjeçe, dhe si pasojë, kishte humbur të gjitha lidhjet me pjesën tjetër të familjes që kishin mbetur në Kosovë. "Daja është sjellë në Turqi për mundësi punësimi nga bashkëshorti i tezës sime më 1938. Bashkëshorti i tezës u kthye në Kosovë. Më pas ata humbën çdo kontakt me njëri-tjetrin. Nëna ime, Vezire Bojaxhiu, para se të vdiste, më 2003, si dëshirë të fundit e kishte ta gjenim axhën tonë”, tregon Bojaxhiu. Ai i hipi aeroplanit për në Ankara dhe kishte nisur t’ia tregonte rrëfimin e tij Atilla Geylan në aeroplan. Geylan zbuloi se i biri i Nesip Uslu, Omer Uslu, ishte duke jetuar në Yozgat. Menjëherë pasi mësoi vendndodhjen e Omer Uslus, Bojaxhiu udhëtoi në fshatin ku jetonte ai për ta takuar atë për herë të parë. /Zëri/ | |
|
Total comments: 0 | |
Opoja Lajmë [28] |
Lajme [19] |
Sport [22] |
Ekonomi [15] |
Teknologji [18] |
Shkencë [18] |
Kulturë [20] |
Shëndetësi [22] |
Kuzhinë [20] |
Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. | |
Elementet e demokracisë në islam. | |
Osmanet. | |
Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com