Main » 2013 » Tetor » 20 » Objektet e vjetra në Prizren u shkatërruan me qëllim
02:43
Objektet e vjetra në Prizren u shkatërruan me qëllim

artikujAmbasada britanike dyshon që objektet e vjetra në Prizren gjatë ditëve të fundit u shkatërruan me qëllim të interesave të ndonjë biznesmeni për të kryer ndërtime pa leje.

 Kjo ambasadë, përmes një komunikate dërguar mediave e ka dënuar ashpër dëmtimin e shtëpisë së vjetër që i përket familjes Shehu në lagjen Tabakhane dhe ndërtesën e ish Jugobankës, përballë urës së gurit.

 "Është për keqardhje që kjo ka ndodhur menjëherë pasi raporti i progresit të Komisionit Evropian ka nënvizuar që ‘intereset e bizneseve shpesh mbisundojnë ndaj intereseve të trashegimisë kulturore’ ndërsa raporti bën thirrje ‘veprim të fuqishëm që të ndalohen ndërtimet pa leje dhe të korrigjojë ndërtimet pa leje që tashmë janë kryer”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.

 Ambasada gjithashtu ka njoftuar se është duke bashkëpunuar me organizatën "Ec Ma Ndryshe” e cila e monitoron transparencën e komunës së Prizrenit në shprehjen e shqetësimit për këtë zhvillim.

 Ambasada i bën thirrje qeverisë lokale dhe qëndrore, këshillit të Prizrenit për trashegimi kulturore dhe institucionet e tjera relevante që të nisin menjëherë me hetimin e rasteve dhe të ndalojnë përsëritjen e dëmeve të tilla të mëdha në pjesë të tjera të qendrës historike të Prizrenit./Zëri/

Category: Kulturë | Views: 258 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: