20:51 Nuk ka koalicione pa sigurim të respektimit të shamisë | |
Nënkryetari i Partisë së Drejtësisë dhe njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Jeton Svirca në një konferencë për media, të mbajtur të dielën, ka theksuar se është e domosdoshme që Qeveria e Kosovës të miratojë rekomandimet përkatëse të Komisionit qeveritar të ngritur enkas për këtë qëllim. "Partia e Drejtësisë konsideron se është e pamundur çfarëdo bashkë-qeverisje e mirë në nivelin lokal pas Zgjedhjeve të 3 Nëntorit mbi bazat e shkeljes së të drejtave elementare dhe lirive fetare siç ka ndodhur në të kaluarën në shumë komuna të vendit”, ka pohuar ai.
Partia e Drejtësisë, me këtë rast, përgëzon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e Zgjedhjeve lokale 2013 duke uruar përfundimin e tyre të suksesshëm. PD falënderon në veçanti elektoratin e saj i cili bëri të mundur vazhdimin e rritjes së sigurt dhe të pandalur të partisë duke shtuar përfaqësimin e sajë nga 12 në 19 asamble komunale, si dhe duke rritur numrin e asambleistëve nga radhët e PD-së nga 14 në 24./drejtesia.org/ | |
|
| |
| Total comments: 0 | |
| Opoja Lajmë [28] |
| Lajme [19] |
| Sport [22] |
| Ekonomi [15] |
| Teknologji [18] |
| Shkencë [18] |
| Kulturë [20] |
| Shëndetësi [22] |
| Kuzhinë [20] |

Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
![]() | Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. |
![]() | Elementet e demokracisë në islam. |
![]() | Osmanet. |
![]() | |
![]() | Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Partia e Drejtësisë informon elektoratin e saj dhe opinionin e gjerë
publik se nuk do të legjitimojë asnjë marrëveshje të koalicionit
parazgjedhor për balotazhin e ardhshëm të kandidatëve për kryetarë të
Komunave, pavarësisht nga subjekti politik, në rast se në të nuk është
specifikuar qartë obligimi i Kryetarit të Komunës se nuk do të lejojë
asnjë përjashtim të nxënëseve nga procesi mësimor për shkak të bartjes
së shamisë, duke e interpretuar kështu drejtë dispozitën e aktit
përkatës nën-ligjor i cili e ndalon bartjen e uniformës fetare në
shkolla dhe jo manifestimin publik të bindjeve fetare të qytetarëve të
garantuara me Kushtetutën e vendit.












