Kanë shënuar ngritje mallrat dhe shërbimet, aktualisht të konsumuara
në bujqësi (Input 1) dhe mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në
investimet në bujqësi (Input 2) gjatë tre mujori të tretë të këtij viti.
Pra
korrik, gusht dhe shtator të këtij vitit krahasuar me të njëjtën
periudhë të vitit 2012 Indeksi i Çmimeve të Inputeve ka shënuar ngritje
për 2.3% për Input 1, ndërsa Input 2 ka një ngritje prej 2.8%, krahasuar
me periudhën e njëjtë të vitit 2012. Indeksi total i Inputeve Bujqësore
(Input 1 +Input 2) ka një rritje për 2.3% krahasuar me periudhën e
njëjtë të vitit 2012. Kjo sipas raportit "Indeksi i Çmimeve të Inputeve në Bujqësi (TM3 – 2013)”. Indeksi i Çmimeve të Inputeve në Bujqësi është bazuar në çmimet e
inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve
është kryer në barnatoret bujqësore, barnatoret veterinare, në kompani,
në tregje dhe në vende të tjera. Disa nga çmimet e inputeve bujqësore
janë marrë nga çmimet e konsumit (CPI) nga ASK-ja. Brenda grupit të mallrave dhe shërbimeve, aktualisht të konsumuara në
bujqësi, çmimet grumbullohen, sipas grupeve në vijim: farërat dhe
materialet mbëltuese, energjia, vajrat, plehrat dhe përmirësuesit e
tokës, produktet për mbrojtjen e bimëve dhe pesticidet, shpenzimet për
veterinari, lëndët për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve,
mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallrat dhe shërbimet e tjera.
Ndërsa, sa i përket mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në
investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe
pajisje të tjera), ndërtesa (të fermës, punë të tjera përveç
përmirësimit të tokës, ndërtesat tjera, struktura e tyre) dhe të tjera. /Telegrafi/
|