Main » 2013 Shtator 12 » LDK: Mos luani me profesorët!
14:05 LDK: Mos luani me profesorët! | |
Dragash, 11 shtator 2011
- Drejtoria komunale e Arsimit, në Dragash, në fillim të vitit të ri
shkollor rezultoi e papërgatitur për fillim të mirëfilltë të procesit
mësimor. Kështu thuhet në fillim të komunikatës për media, të cilën e ka
lëshuar dega e LDK-së në Dragash, duke etiketuar drejtorin e kësaj
drejtorie, Hajri Ramadani, si të paaftë për ushtrimin e kësaj detyre.
"Edhe sot e kësaj dite, drejtori i Arsimit në Dragash, nuk e di numrin real të mësimdhënësve që do të punojnë këtë vit. Kjo, pasi nuk ka nënshkruar kontrata pune me të pranuarit në punë, pas intervistave formale, puro politiko seleksionuese dhe fyese për një numër të konsiderueshëm të atyre që kanë aplikuar për këtë detyrë”, thuhet mes tjerash në komunikatë, duke shtuar se, nga 146 kandidatë, të cilët kanë aplikuar për vende pune në arsim dhe që janë intervistuar për 78 vende pune, nuk po lëshohen ende kontrata pune, ndonëse shumica prej tyre po paraqiten nëpër vende të punës, pa nënshkrim të kontratës. "Një pjesë e arsimtarëve janë militantë partie dhe kanë marrë konfirmime interne, me gojë. Një pjesë mbahen peng, për të shprehur servilizëm dhe ndaj një pjesë tjetër po bëhen presione politike. Drejtori i Arsimit, edhe pse i takon kësaj lëmie, nuk është në gjendje t’i mbrojë kolegët e vet nga shantazhet dhe lojërat politike që po iu servohen nga arkitekti i së keqes së arsimit në komunën tonë, nënkryetari i Komunës, Shehadin Tërshnjaku. Ai dhe vetëm ai di të përgatisë skenarë të tillë, fyes për mësimdhënësit, e që po zbatohen nga i paqeni kryetar i Komunës, Salim Jenuzi, si dhe drejtori i tij, Hajri Ramadani, njeriu pa të drejtë menaxhuese në Drejtorinë e vet, apo më mirë të themi, shërbyesi i nënkryetarit, Shehadin Tërshnjaku”, thuhet më tej në komunikatën e LDK-së, përmes së cilës i jep vërejtje drejtorit të Arsimit, që të jetë më i kujdesshëm në detyrën që ushtron ai. "Hajri Ramadani, të kesh kujdes se jeta juaj nuk përfundon duke qenë drejtor i Arsimit. Zotëri, a e kuptoni se po i lëndoni kolegët tuaj, me të cilët ke punuar në ditët më të vështira. Paaftësia jote për t`i mbrojtur kolegët tu, do të mbetet njollë e zezë në personalitetin tuaj. Ne e dimë se nuk ke guxim dhe aftësi për t’i kundërshtuar bosët tuaj, ngase ju jeni ‘pronto’. Por, ti jeton me këta njerëz dhe, më mirë është të japësh dorëheqje, se sa të filloj Viti i ri shkollor, pa e ditur punëtorët tu, se ku e kanë vendin e punës dhe pa i nënshkruar kontratat e punës. Edhe po t’i pranosh të gjithë ata, stresin dhe presionet psikike, të cilat je duke ua shkaktuar, janë të pashlyera. A e dini se nxënësit tuaj, për mos organizim të mirë, po sillen rrugëve vërdallë? Ndërkohë që, Arsimi paralel, edhe më tej po vazhdon me avazin e vjetër, pa marrë asnjë masë konkrete, edhe pas marrëveshjes së Brukselit. Zoti Drejtor, ju jeni më shumë se pasiv. Jeni duke i mbajtur peng njerëzit, vetëm e vetëm që të bindeni ju se ata do t`ju shërbejnë me lojalitet gjatë fushatës zgjedhore. Po
ju njoftojmë se, nuk fitohet pushteti duke i dhunuar njerëzit e dijes
dhe duke i maltretuar ata. Vota është shprehje vullneti, dhe jo
kushtëzim. Mos i keqpërdorni pozitat zyrtare, të cilat me shumë mund dhe
gjak i ka krijuar ky popull, e që për fat të keq, ju as që dini t`i
mbroni dhe as t`i çmoni. Ju dini vetëm t`i zhvatni, keqpërdorni dhe t`i
përshëndetni bashkëpartiakët tuaj, me përshëndetjen tuaj fatlume...
Pronto”, thuhet në fund të komunikatës së degës së LDK-së në Dragash, e
nënshkruar nga zëdhënësi, Qamil Kolloni.
| |
|
Total comments: 0 | |
Block title
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28] |
Lajme [19] |
Sport [22] |
Ekonomi [15] |
Teknologji [18] |
Shkencë [18] |
Kulturë [20] |
Shëndetësi [22] |
Kuzhinë [20] |
meditime
Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. | |
Elementet e demokracisë në islam. | |
Osmanet. | |
Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
OPOJA
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë