12:43 LDK marrëveshje kualicioni me Bashkimin Demokratik në Dragash | |
Kandidati
i LDK-së për kryetar të Dragashit, Fatmir Mehmeti, përmes faqës së tij
zyrtare në Facebook ka deklaruar se kanë arritur marrëveshje të
kualicionit me Bashkimn Demokratik ku ka deklaruar se "Kualicioni LDK –
BD është një nismë e mbarë që do kulmoj me fitore”. Gjithashtu ka
deklaruar se janë afër marrëveshjes edhe me disa subjekte politike
boshnjako-gorane. Ai tregoi se negociatat janë duke u zhvilluar edhe me drejtuesit e koalicionit CDU-ZGL, fitues të zgjedhjeve të 3 nëntorit në trevat e Gorës dhe me kryetarin e koalicionit boshnjako-goran SDA-SDSG, Nasuf Brenolli. Ju rikujtojmëse në zgjedhjet e fundit kandidati i PDK-së ka marrë 5096 vota, kandidati i LDK-së 4613, CDU 2145, VAKAT 1558, AAK 873, BD 544, VV – 231. PDK ka arritur më parë kualicion me partinë VAKAT nga minoriteti goran, dhe AAK-në, ndërsa LDK zyrtarisht ka lidhur kualicion me BD-në dhe pritet të ketë marrëveshje edhe me CDU-në dhe SDA-në gorane. AKR dhe VV deri më tani nuk janë deklaruar se cilin kandidatë do ta përkrahin me 1 dhjetor, në balotazh. Në balotazh do të ndeshen kandidati i PDK-së, kryetari i tashëm i komunës së Dragashit Z. Salim Jonuzi dhe kandidati i LDK-së Z. Fatmir Mehmeti. /opojaonline.net/
| |
|
Total comments: 0 | |
Opoja Lajmë [28] |
Lajme [19] |
Sport [22] |
Ekonomi [15] |
Teknologji [18] |
Shkencë [18] |
Kulturë [20] |
Shëndetësi [22] |
Kuzhinë [20] |
Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. | |
Elementet e demokracisë në islam. | |
Osmanet. | |
Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com