Main » 2013 » Nentor » 28 » Kualifikohen Man. United e PSG
17:50
Kualifikohen Man. United e PSG

artikujVidal i papërmbajtshëm, me tregolëshin e tij ndaj Kopenhagen, Kiliani katapulton Juventusin drejt kalimit në 1/8 e Champions League, mision që për ta përmbushur bardhezinjtë që fituan 3-1 ndaj danezëve në Torino do tju mjaftojë një barazim në Stamboll përballë Galatasarayt.


 26 vjecari hapi serinë e golave në minutën e 29 nga pika e bardhë e 11 metërshit të akorduar për fajin e Jakopson që preku topin me dorë duke kërkuar t’i paraprijë Pogba. Në minutën e 56 djemtë e Solbaken kërcënuan me një tjetër surprizë me golin e Mellberg që risolli ekuilibrin por ishte gjithshka një iluzion pasi vetëm 5 minuta është sërish Vidal sërish nga pika e bardhë e njëmbëdhjetëmetërshit të shkaktuar këtë herë nga Melberg që risolli avantazhin për kampionët e Italisë që vunë fitoren në kasafortë vetëm dy minuta më vonë për meritë të futbollistit nga Santiago që këtë herë firmosi me kokë duke kaluar portierin.

Gjithçka shkon në favor të Juves edhe në Madrid ku Reali tregoi se është i madh edhe pa Ronaldon duke gjunjëzuar 4-1 Gallatasarajin edhe pse ishte që në minutën e 26 me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Sergio Ramos për faull ndaj lojtarit të fundit. Në mungesë të Cristianos ishte Bale ai që morri mbi shpatulla ekipin duke shënuar me një goditje klasi në minutën e 37 gol që i sjell buzëqeshjen edhe vetë Ronaldos jashtë fushës së blertë. Gjithsesi gëzimi zgjati pak pasi Umut Bulut risolli me golin e tij në lojë turqit që ngritën flamurin e bardhë në pjesën e dytë. Në minutën e 51 Alvaro Arbeloa tregoi se kush komandon në Bernabeu ndërsa në të 63 shënon dhe Angel di Maria që po demonstron një formë  të jashtëzkonshme në tentativën për të fituar vendin në formacion ndërsa 9 minuta para fundit të kohës së rregullt ishte Isko që kompletoi pokerin merenges.

Pa obligimin e fitores Paris Sant Germain gjithsesi nuk e fali Olimpiakos në Park de Prins, ju deshën vetëm 7 minuta Zllatan Ibrahimoviç për të kaluar para francezët që gjithsesi patën jetën të vështirë me grekët që barazuan me Manolas 10 minuta para fundit, por pikërisht në finale ishte Edinson Cavani, Matadori që siguroi fitoren dhe kualifikimin zyrtar për skuadrën e Blanc. Në ndeshjen tjetër të grupit hedh një hap drejt kualifikimit edhe Benfica falë fitores 2-3 në fushën e belgëve të Anderlecht.

I pamëshirshëm dhe i frikshëm Manchester United që i ktheu në pluhur statistikat pozitive në shtëpi të Bayer Leverkusen duke i gjunjëzuar Aspirinat 5-0 në Bay Arena. Golat për djajtë nga Antonio Valencia, Emir Spahiç ndëshkoi portën e tij ndërsa kompletuan më pas gjithshka Xhoni Evans, Cris Smalling dhe Nani. Gola me valangë edhe në Donbas Arena ku Shakhtari mposhti 4-0 Real Societad, një dygolësh i Dagllas Costës dhe finalizimet e Adriano dhe Aleks kompletuan fitoren e ukrainasve. Nuk zhgënjen as Manchester City që përballë një Viktoria Plzen që luajti me kokën lart fitoi 4-2 një sfidë rokamboleske falë finalizimeve të Agueros, Nasri, Negredo dhe Edin Dzeko./supersport/


Category: Sport | Views: 633 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: