Main » 2013 » Gusht » 11 » Koncerti me ilahi në Kumanovë
13:07
Koncerti me ilahi në Kumanovë

artikujForumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, shoqata edukative "Vllaznia” dhe, këtë vit si bashkorganizator edhe Komuna e Kumanovës organizuan koncert me ilahi në qendrën e qytetit të Kumanovës, koncert i cili realizohet për herë të gjashtë me rradhë e që për nga realizimi tradicional dhe qëllimi se pse realizohet tanimë njihet si Koncerti i Bajramit.


Para të pranishmëve, si fillim, pati fjalën Kryetari i Degës së FRI-së në Kumanovë – z. Berat Limani, i cili përshëndeti të pranishmit, falënderoi ata për praninë e tyre në koncert si dhe në të gjitha aktivitetet e tjera të FRI-së. Ai gjithashtu falënderoi edhe aktivistët, të cilët kanë bërë përpjekje gjatë këtij muaji që të realizojnë aktivitetet e planifikuara.

 

 

Para publikut të mbledhur kumanovar e që ishin mbi 5000 veta, patën rastin të performojnë interpretues si nga qyteti i Kumanovës dhe nga jashtë, por edhe të tillë që herën e parë dolën para publikut kumanovar për festën e Bajramit.

Meqë fëmijët me gëzimin e tyre për Bajram janë pjesë e publikut të këtij koncerti, në skenë performuan poashtu një korr fëmijësh e që përbëhej nga Rejhan Sherifi, Emira Musliu, Hira Musliu, Xhevrije Abazi, Nazlije Sherifi dhe Amra Saliu. Titulli i ilahisë ishte HIMNI I FRI-së.

Para publikut kumanovar patën rastin të performojnë poashtu edhe Avni Nebiu, i cili bëri dy paraqitje, pastaj Fersan Jahiu e Abdullah Shaqiri. Poashtu me ilahitë e tyre u prezentuan edhe kënduesi i ilahive Nusret Kurtishi i cili interpretoi dy ilahi, Naser Arifi me një ilahi.

 

Vlen të theksohet se për herë të parë në një koncert të tillë u promovua edhe kënduesi i talentuar kumanovar Nderim Alimi, i cili e kënaqi audiencën me ilahine "Ti je Feja e vërtetë” dhe poashtu djaloshi prizrenas i cili tanimë është duke doktoruar në shkencat e leximit të Kur’anit në Turqi, Flamur Kasami i cili na u prezentua me dy ilahi.

Në fund, të gjithë interpretuesit performuan bashkë ilahinë "Në këto çaste të Bajramit” dhe pas saj bashkë me hedhjen e fishekzjarreve pasoi ndoshta momenti më emocionues dhe krenar, ai i thirrjeve të tekbireve të festës së Bajramit dhe këndimit të salavateve.

FRI këtë aktivitet e organizon si përmbyllje të të gjitha aktiviteteve që i ka realizuar përgjatë muajit ramazan.

 

Zyra e FRI-së për Marrëdhnie me Publikun

Category: Kulturë | Views: 315 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: