Main » 2013 » Nentor » 4 » Ja rezultaten në Komunën e Dragash-it.
12:56
Ja rezultaten në Komunën e Dragash-it.
Kosavë, 04 nëntor 2013 - Të dhënat më të fundit, të cilat i ka publikuar edhe KQZ-ja, tregojnë se rezultatet vazhdojnë të mbeten, ashtu siç i kemi publikuar mbrëmë.

Aktualisht, nga gjithsej 57 vendvotime në komunën e Dragashit, janë numëruar 56 prej tyre dhe, sipas këtyre të dhënave, rezulton se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet lokale të së dielës ka qenë rreth 40% . Shikuar në numra, në komunën e Dragashit kanë votuar 14 mijë e 617 qytetarë, nga gjithsej 39 mijë e 233 qytetarë me të drejtë vote. Duke u bazuar në këto shifra, rezulton se në garën për kryetar të Komunës, nuk i ka fituar asnjëri prej kandidatëve votat e nevojshme, prandaj Dragashi do të shkojë në balotazh, ku do të përballen dy kandidatët e partive më të mëdha, Salim Jenuzi (PDK) që ka fituar 5020 vota dhe Fatmir Mehmeti (LDK), i cila ka marrë 4516 vota.Nga votat e numëruara diri më tani, rezulton se në garën për kryetar të Komunës, gjithsej 492 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme, ndërkohë që në garën për Kuvendin e Komunës, gjithsej 1057 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme, e që ky numër është
i barabartë me tre mandate të kuvendit.

Ajo që më së shumti ka korrë sukses, duke i befasuar edhe rivalët e saj, është subjekti nga treva e Gorës (CDU), e cila për herë të parë garon dhe që publikisht është deklaruar se synim i saj është krijimi i Komunës së Gorës, e cila do të veprojë nën direktivën e Beogradit zyrtar. Madje, kandidati i këtij subjekti politik për kryetar komune, Safet Kushi, nuk është përfshirë fare në debatet parazgjedhore që janë zhvilluar nga televizionet kosovare. Kjo është transmetuar si shenj se ky subjekt, në fakt nuk po garon për tu kyçur në institucionet komunale të Dragashit, por për krijimin e një komune në vete, në trevën e Gorës.
CDU ka korrë sukses në këtë trevë, me gjithsej 1856 vota, duke e lënë pas koalicionin VAKAT që ka fituar 1360 vota.
/opoja.net/

Category: Opoja Lajmë | Views: 562 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: