Pjesëtarët e të ashtuquajturit "Grupi i Gjilanit”, të cilët më 26
dhjetor 2008 u arrestuan nga xhandarmëria serbe me urdhër të Prokurorisë
serbe për Krime Luftë, janë liruar sot nga Gjykata në Beograd, pas më
shumë se pesë viteve të mbajtjes në burgim dhe shumë proceseve
gjyqësore. Grupi prej 11 shqiptarëve ishte akuzuar për krime lufte gjëja
të kryera në rrethin e Gjilanit në verën e vitit 1999, ndaj serbëve dhe
jo shqiptarëve.
Procesi i stërzgjatur me një mori dëshmitarësh
të mbrojtur ka përfunduar sot me lirimin e grupit e fundit të mbetur në
burg, meqë një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të këtij grupi të
akuzuar në mungesë faktesh ishin liruar më herët. Agush Memishi, Ferat Hajdari dhe Faton Hajdari, aktualisht janë
rrugës për në shtëpi, përderisa avokati i tyre mbrojtës Novica
Zdravkovic, i ka thënë PreshevaNEWS, grupi prej 11 të akuzuarve për
krime lufte, janë liruar nga aktakuza e më tejme. Ndryshe, Gjykata serbe për Krime Lufte kishte dënuar këtë grup me
gjithsejtë 116 vite heqje lirie, duke akuzuar të njëjtit se kishin vra
47 civilë serbë dhe joshqiptarë ndërsa 37 qytetarë, sipas Gjykatës për
Krime Lufte udhëhiqeshin si të zhdukur. Prokuroria i akuzonte për krime
monstruoze, përderisa as një dëshmitarë nuk doli të kishte të drejtë. Pas më se pesë vitesh me vendim të Gjykatës serbe për Krime Lufte
janë liruar nga aktakuza e më tejme Agush Memishi i dënuar me 12 vite
burgim, Samet Hajdari me 15 vite, Nazif Hasani me 13, Ahmet Hasani me
13, Burim Fazli me 12, Selimon Sadiku me 12, Faton Hajdari me 10, Ferat
Hajdari (8), Kamber Sahiti (8), Sadik Alii (8vite ) dhe Shefket Musliju
me 5 vite heqje lirie. Përderisa në shtator të 2012 ishin liruar nga
aktakuza edhe Fazli Hajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu,
Ramadan Halimi dhe Shemsi Nuhiu, i cili në maj të 2012 ishte ekstraduar
nga Zvicra në Beograd.
Lirimi i të akuzuarve ka gëzuar jo vetëm familjarët e të burgosurve
por të gjithë shqiptarët e Luginës dhe viseve tjera. /PreshevaNEWS /
|