02:49 FMN: RRITJA EKONOMIKE GLOBALE FRENOHET NGA PASIGURIA | |
Pesë vjet pas fillimit të krizës financiare, Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehu shqetësimin mbi vështirësinë e stimulimit të ekonomisë botërore të frenuar nga pasiguria buxhetore dhe monetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shifrat zhgënjyese që vijnë nga ekonomitë e vendeve në zhvillim. "Ekonomia botërore po përparon me një ritëm të brishtë, motorët e aktiviteteve ekonomiko-financiare ndryshojnë vazhdimisht dhe rreziqet e rënies vazhdojnë të jenë të pranishme", shprehet FMN në raportin e parashikimeve të saj për gjashtëmujorin, duke mos përjashtuar mundësinë e lindjes së krizave të reja. Kjo tablo e zymtë e detyroi FMN-në të rishikonte parashikimet e saj me ulje. Pas nivelit 3,2 për qind në vitin 2012, PBB-ja globale nuk do të rritet përtej nivelit 2,9 për qind këtë vit për të arritur në 3,6 për qind në vitin 2014, respektivisht me 0,3 dhe 0,2 pikë më pak sesa shifrat e parashikuara në korrik. Edhe këtë vit, zona euro do të jetë rajoni i vetëm në botë në recesion por FMN-ja shprehet se rimëkëmbja e saj do të bëhet e mundur në vitin 2014 duke vënë theksin mbi shenjat e një përmirësimi të lehtë ekonomik në Francë dhe Gjermani. "Ka një ndryshim në perceptim që mund të prodhojë efekte konkrete nëse konsumatorët dhe sipërmarrjet rrisin shpenzimet e tyre", vlerëson kryeekonomisti i FMN-së, Olivier Blanchard./Trt/ | |
|
Total comments: 0 | |
Opoja Lajmë [28] |
Lajme [19] |
Sport [22] |
Ekonomi [15] |
Teknologji [18] |
Shkencë [18] |
Kulturë [20] |
Shëndetësi [22] |
Kuzhinë [20] |
Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. | |
Elementet e demokracisë në islam. | |
Osmanet. | |
Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com