14:03 Festat jo fetare dhe festimi i tyre | |
Festat që janë të ndaluara [për myslimanët] janë ato me tone fetare
si Krishtlindjet apo Pashkët, por jo mbledhjet festive të njerëzve në
ngjarje të ndryshme. Rjedhimisht, njerëzit janë të lejuar të festojnë
përvjetorët e martesave, ditëlindjet apo cfarëdo eventesh të tilla që
nuk kanë lidhje me festat fetare. Është tejet e rëndësishme që të
punojmë për të larguar këto keqkuptime dhe dyshimet e njerëzve [rreth
kësaj cështjeje]. Njerëzit përballen [për shkak të këtyre keqkuptimeve]
me vështirësi dhe rëndesë në fenë e tyre e kjo vecanërisht kur njerëzit
fetarë i shpallin [këto festa jo fetare] si të ishin mëkate të mëdha apo
akte të refuzuara e në fakt nuk janë. Të kuptojmë një maksimë të rëndësishme legale: Origjina e gjërave është lejueshmëria përveç kur ka tekst për të kundërtën. Origjina e gjërave është lejueshmëria e prandaj nuk ka problem nëse merni pjesë në evente të tilla. Shkolla e Ahmedit [Hanbelitë] lejuan festimin e al-Atirah e cila ishte një sakrificë në muajin Rexhep e festuar nga njerëzit që jetuan përpara ardhjes së Profetit [paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të]. Edhe pse shkolla e Imam Malik [Malikitë] e konsideruan si të papëlqyeshme, meqënëse ishte praktikë e atyre ditëve, shkolla e Ahmedit e lejoi meqënëse nuk kishte tekst [nga Kurani, Suneti apo Konsensusi] që ta ndalonte në mënyrë eksplicite. Për këtë arsye, kjo praktikë mbeti në vendimin e saj paraprak të lejueshmërisë. Kësisoj, nëse njerëzit mblidhen e bëjnë kurban nuk ka kundërshti për mbledhjen apo festimin e tyre, që të gëzojnë sëbashku apo të përkujtojnë pavarësinë e vendit të tyre. Për këtë arsye nuk ka kundërshti në festimin e ngjarjeve të tilla. Për sa i përket thënies [së Profetit, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të] se "Zoti ju ka dhënë [festa] më të mira se ato: Kurban Bajramin dhe Bajramin e Madh,” atëherë "ato festa” ishin ato me kuptim të mirëfilltë fetar: njëra ishte një festë e krishterë e tjetra ishte një festë pagane. Për më tepër, Profeti [paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të] përmendi se festat islame janë dy: ‘Bajrami i Madh e Kurban Bajrami, por nuk do të thotë kjo se ai [paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të] ndaloi njerëzit nga të mbledhurit dhe festimi [i festave të tjera jo-fetare]. Edhe nëse dikush i konsideron të tilla festa si të papëlqyeshme, nuk ka nevojë tu imponohet të tjerëve duke vështirësuar gjërat që nuk janë ndaluar në Kuran, traditën profetike apo konsensusin [e dijetarëve] dhe ku nuk ka dakordim midis shkollave të ligjit islam. Arsyeja për këtë është se lehtësimi [në të tilla gjëra ku nuk ka ndalesë dhe origjina e gjërave është lejueshmëria] është e domosdoshme dhe deklarimet që krijojnë vështirësi dhe rëndojnë njerëzit [me të tilla gjëra] për të cilat nuk ka ndalesë eksplicite në tekste, janë të dobëta. Për këtë arsye, nuk ka asgjë që na pengon që të lehtësojmë njerëzit në këto cështje dhe tu japim hapësirë sepse lehtësimi është në themel të Islamit: Zoti thotë, "Dhe Ai nuk solli rëndesë për ju në fe.” (Sure Haxh 78) dhe "Zoti dëshëron të lehtësojë barrën tuaj.” (Sure Nisa 28) dhe "Vërtet pas vështirësisë vjen lehtësimi. Vërtet pas vështirësisë vjen lehtësimi.” (Sure Sharh 5-6). Profeti [paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të] tha, "Lehtësoni dhe mos vështirësoni. Jepni lajmin e mirë dhe mos largoni njerëzit.” Në përfundim, përsërisim se baza e Islamit është lehtësimi dhe interpretimi i pavarur i burimeve ligjore (ixhtihadi) respektohet por nuk mbart peshën e njëjtë me tekstet e Sheriatit [Kurani dhe Suneti].” /e-zani/ | |
|
Total comments: 0 | |
Opoja Lajmë [28] |
Lajme [19] |
Sport [22] |
Ekonomi [15] |
Teknologji [18] |
Shkencë [18] |
Kulturë [20] |
Shëndetësi [22] |
Kuzhinë [20] |
Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. | |
Elementet e demokracisë në islam. | |
Osmanet. | |
Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com