Main » 2013 Shtator 27 » Dragashi e miratoi Buxhetin, por...
14:32 Dragashi e miratoi Buxhetin, por... | |
Dragash, 26 shtator 2013
- Kuvendi i Komunës së Dragashit, me shumicë të thjeshtë votash e ka
miratuar sot projektbuxhetin për periudhën, 2014-2016, pas gjysmë ore
ndërprerje të mbledhjes, pasi opozita e kishte braktisur sallën. Shkak i
braktisjes, sipas këshilltarit, Qamil Kolloni, i cili është edhe
zëdhënës i LDK-së, ka qenë numërimi jo i saktë i votave, kur po votohej
për plotësimin e rendit të ditës, me dy pika shtesë, të cilat i kërkoi
LDK-ja. "E braktisëm sallën, sepse kryesuesi, Shaban Shabani, na i vodhi votat”, tha për Radio Sharrin Kolloni, i cili ishte propozuesi i njërës nga pikat shtesë, e cila kishte të bënte me nxjerrjen e një vendimi për shfrytëzim racional të automjeteve zyrtare, gjatë fushatës zgjedhore. Këtë propozim, Kolloni e arsyetoi me dëshmitë, që tha se i posedon, se automjetet zyrtare po keqshfrytëzohen, që tani, për nevoja të fushatës. Mirëpo,
kryesuesi i Kuvendit, Shaban Shabani, pas përfundimit të mbledhjes, tha
për Radio Sharrin, se gjithçka ka shkuar mirë, derisa nuk ka pasuar një
reagim i vonuar i Kollonit, i cili i ka ftuar këshilltarët e LDK-së, që
ta braktisin mbledhjen. "Kur ne votuam për propozimin e Kollonit,
rezultati doli i barabartë. Unë deklarova, se vota ime përcakton
rezultatin, dhe askush nuk reagoi. Ne kaluam në pikën e radhës, të cilën
e votuam. Votuam edhe për procesverbalin e seancës së kaluar dhe, teksa
po diskutonim për pikën tjetër të radhës, e cila kishte të bënte me
buxhetin, Kolloni mori fjalën dhe na kumtoi se numërimi i votave për
pikën që kishte propozuar ai në fillim të seancës, nuk paska qenë i
drejtë. Në këtë rast, ne nuk mund të riktheheshim nga fillimi dhe,
Kolloni i ftoi kolegët e tij që ta braktisin sallën. Pas
kësaj, unë dhashë një pauzë, në
mënyrë që të konsultoheshim për kthimin e tyre në sallë. Por, ata nuk
pranuan dhe ne vazhduam mbledhjen, pasi verifikuam se kishim kuorum”,
tha Shabani.
LDK: Kryesuesi i Kuvendit e shkeli ligjin!
Zëdhënësi
i LDK-së, Qamil Kolloni, pas situatës së krijuar, i tha Radio Sharrit,
se kryesuesi i Kuvendit, Shaban Shabani, e ka shkelur ligjin, pasi,
sipas Kollonit, ai ka manipuluar me votat në Kuvend dhe me pas ka
vazhduar mbledhjen jashtëligjshëm. "Ne, kur e braktisëm mbledhjen,
kuvendin e lamë me 13 këshilltarë, nga 27 sa ka gjithsej. Kjo do të
thotë se, me këshilltarët e mbetur, kryesuesi nuk ka mundur të vazhdoj
mbledhjen. Që në fillim, mbledhjen e kemi filluar me 24 këshilltarë dhe,
kur kemi dalë nga salla 11 këshilltarë, aty kanë mbetur vetëm 13
këshilltarë. Më vonë, ata e kanë ftuar me telefon edhe një këshilltar që
ka munguar, e që kjo nuk përkon me ligjin”, tha Kolloni, duke shtuar se
këto vërejtje do t’ia deponojnë edhe Ministrisë së Administrimit të
Pushtetit Lokal (MAPL), duke kërkuar që ky institucion të reagoj, në
lidhje me këtë gjendje.
Sido
që të jetë, me 14 këshilltarë, mbledhja ka vazhduar rrjedhën e saj,
duke i shqyrtuar dhe miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës, të
cilat ishin paraparë për sot, si dhe një pikë që u kërkua shtesë nga
këshilltari i LDK-së, Ymer Ademi.
| |
|
Total comments: 0 | |
Block title
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28] |
Lajme [19] |
Sport [22] |
Ekonomi [15] |
Teknologji [18] |
Shkencë [18] |
Kulturë [20] |
Shëndetësi [22] |
Kuzhinë [20] |
meditime
Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. | |
Elementet e demokracisë në islam. | |
Osmanet. | |
Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
OPOJA
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë