Main » 2013 » Nentor » 8 » Dhënia gji, sfidë për nënat e reja
02:37
Dhënia gji, sfidë për nënat e reja

artikujNënat e reja dhënien gji e shohin si një sfidë të vështirë dhe shpesh vendosin të heqin dorë nga ajo që në ditët e para të paslindjes.

Sipas një studimi të ri amerikan, nënat të cilat hasin në shqetësime dhe vështirësi me dhënien gji në ditët e para të pas-lindjes, janë 10 herë më të prira për të hequr dorë nga ky angazhim i shëndetshëm brenda dy muajsh.


Studimi, i cili do të publikohet në edicionin e muajit tetor të revistës Pediatrics, është bazuar në një seri prej gjashtë intervistash me më shumë se 500 gra të cilat ishin bërë për të parën herë nëna. Ato ishin intervistuar një herë gjatë shtatzënisë dhe pesë herë pas lindjes.

Rezultatet kanë treguar se 75 për qind të nënave amerikane fillojnë t’u japin gji foshnjave kur ato lindin. Por vetëm gjysma e tyre arrijnë qëllimet e tyre rreth kohës sa duan ta ushqejnë foshnjën me qumësht gjiri. Dhe, vetëm 13 për qind arrijnë t’i ushqejnë bebet me ekskluzivisht qumësht gjiri pas gjashtë muajsh, një periudhë sa rekomandohet të ushqehet foshnja nga Akademia Amerikane e Pediatërve.

Mjeku.net raporton se rreth 92 për qind të nënave të reja kishin raportuar së paku një shqetësim gjatë dhënies gji – si për shembull se foshnja nuk thith si duhet, se kanë dhimbje ose rrjedhje qumështi. Shqetësimet e shprehura në ditët e para pas lindjes ishin më shumë të lidhura me arsyen për të mos vazhduar dhënien gji.

Vetëm tetë për qind e nënave nuk kishin raportuar shqetësime të dhënies gji në ditët e para, dhe ato kishin tendencë të jenë më të reja në moshë, kishin pasur lindje vaginale pa medikamente, kishin shpresa për të pasur sukses në gjidhënie dhe ishin më familjarizuese me gratë tjera që jepnin gji.

Rezultatet u japin autorëve të studimit një pasqyrë rreth shqetësimeve të nënave të reja në lidhje me dhënien gji. Sipas tyre, strategjitë e ardhshme për stimulimin e dhënies gji duhet të fokusohen te nënat në ditët dhe javët e para pas lindjes, kur shqetësimet janë më të shprehura dhe vendimtare për të hequr dorë ose për të vazhduar me dhënien gji.

Studiuesit thonë se ideale do të ishte nëse nënat e reja dhe të porsalindurit do të vizitonin pediatrin brenda dy ditëve të para pas daljes nga spitali. Kjo do t’i ndihmonte ato të heqin ankthin dhe të marrin mbështetjen e duhur për të vazhduar dhënien gji.


Category: Shëndetësi | Views: 469 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 2
Publikues: 2
Perdorues: 0
Total Vizitorë: