Main » 2013 Nentor 5 » De Biazi i shkruan babait të Adnan Januzajt
11:01 De Biazi i shkruan babait të Adnan Januzajt | |
Xhani De Biazi i ka shkruar një letër babait të Adnan Januzajt të hënën,
duke i kërkuar atij brenda mundësive një takim. Tekniku italian,
nëpërmjet një deklarate që ka postuar dje në "Facebook”, ka sqaruar se
mesazhin ia ka shkruar në shqip, në anglisht dhe në frëngjisht. Abedin
Januzaj nuk i ka kthyer përgjigje, kështu që dy ditë më pas De Biazi
është përpjekur të kontaktojë sërish me babanë e futbollistit të
Mançester Junajtid, por ky i fundit nuk i është përgjigjur. Përveç kësaj, italiani vlerëson maksimalisht përpjekjet e zv/kryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili jo më larg se mbrëmja e së premtes deklaroi në TV Klan se kishte nisur "ofensivën” për ta bindur talentin shqiptar që të vishet kuqezi. Mesazhi - "Lexoj me kënaqësi lajmin e letrës që zv/ kryeministri i Kosovës i ka dërguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të bërë të mundur afrimin e Adnan Januzajt në Shqipëri dhe për ta veshur atë kuqezi. Por pikërisht të hënën që sapo kaloi unë i shkrova një mesazh babait të futbollistit në shqip, në anglisht dhe në frëngjisht. I kërkova me xhentilesë nëse kishte mundësi që ta takoja (babanë) dhe të diskutonim më pas së bashku nëse ishte e mundur që Adnani në të ardhmen të vishte fanellën e vendit të tij të origjinës. Të mërkurën provova t’i telefonoja, por nuk pata asnjë sukses, sepse nuk mora asnjë përgjigje. Edhe sot (të dielën) nuk kam marrë një përgjigje, por shpresoj që të takohemi sa më shpejt. Mendoj se tani duhet të dhe mund të bëhet ky takim, duke qenë se në mes është edhe kryeministri Edi Rama. Çdo sforco e bërë për kombëtaren tonë do të jetë e mirëpritur nga unë dhe nga tifozët që e duan Shqipërinë gjithnjë e më të fortë!”, – ka shkruar dje në "Facebook” De Biazi. Situata - Xhani De Biazit nuk i ka lënë një shije të mirë heshtja e babait të futbollistit. Megjithatë, ai është i vendosur të takohet me babanë e Januzajt, i shoqëruar ndoshta edhe nga ndonjë delegacion shqiptar, ku të mund të jenë të pranishëm përfaqësues të federatës, ose edhe përfaqësues të qeverisë. De Biazi është i bindur të bëjë gjithçka që ka në dorë, me qëllim që talenti i Mançesterit të mund të vishet kuqezi. Kështu jo vetëm që do të afrohej një lojtar me cilësi të shkëlqyera, por do të rritej edhe imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, pasi do fitonte duelin me Anglinë dhe Belgjikën. Trajnerit të Shqipërisë i ka lënë një shije të keqe indiferenca e babait, por ai e njeh mirë botën e sportit, ndaj dhe nuk është dekurajuar. Ai ka zgjedhur të flasë me babanë e talentit kosovar, me qëllim që gjithçka të jetë brenda rregullave dhe brenda standardeve. Abedin Januzaj pak javë më parë u ankua se nuk kishte pasur asnjë kontakt nga Federata Shqiptare e Futbollit, por tani që është trajneri i Shqipërisë që i kërkon një takim zyrtar, Abedin Januzaj hesht. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. De Biazi e hodhi hapin e pare. /Panorama-sport/ | |
|
Total comments: 0 | |
Block title
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28] |
Lajme [19] |
Sport [22] |
Ekonomi [15] |
Teknologji [18] |
Shkencë [18] |
Kulturë [20] |
Shëndetësi [22] |
Kuzhinë [20] |
meditime
Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. | |
Elementet e demokracisë në islam. | |
Osmanet. | |
Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
OPOJA
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë